Bota Postuar më 20 Qershor 2023, 10:16

Tregu monetar, i qëndrueshëm - Investitorët presin inflacionin në Britani dhe takimin e Bankës së Anglisë

Nga SCAN TV
Tregu monetar, i qëndrueshëm - Investitorët presin inflacionin

Dollari amerikan po qëndron në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, ndërsa një ditë më parë preku nivelin më të lartë në 7 muajt e fundit përballë jenit japonez. Megjithatë, volumi i shkëmbimeve tregtare ka qenë i ulët, pasi Wall Street ishte pushim të hënën, me rastin e një feste kombëtare. Euro vijon të këmbehet në mbi 1.09 përballë dollarit amerikan, ndërsa ka gjetur një mbështetje nga komentet e zyrtarëve të Bankës Qendrore Europiane, të cilët thanë se normat e interesit do të vazhdojnë të rriten, për shkak se inflacioni mund të jetë më i lartë se parashikimet.

Ndërkohë, paundi britanik po këmbehet pranë 1.28 dollarëve, ndërsa investitorët po presin të dhënat mbi inflacionin në Mbretërinë e Bashkuar dhe mbledhjen e Bankës së Anglisë, më vonë gjatë kësaj jave. Tregjet vlerësojnë se banka qendrore do të rrisë normën bazë të interesit edhe me 25 pikë bazë dhe do të jetë rritja e 13 me radhë.

Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare po qëndron në rreth 102.5, shumë pranë nivelit më të ulët në 1 muaj. Ndërkohë, në tregun e kriptomonedhave, bitcoin po tregtohet në rreth 26,800 dollarë, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1730 dollarë.

SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Dhjetor

Abissnet, pionieri i internetit në Shqipëri

Abissnet, kompania e parë e shërbimeve të internetit në Shqipëri, dëshmon mbi 27 vite histori dhe zhvillim që prej themelimit në vitin 1998. Me një rrugëtim......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Dhjetor

Abissnet, pionieri i internetit në Shqipëri

Abissnet, kompania e parë e shërbimeve të internetit në Shqipëri, dëshmon mbi 27 vite histori dhe zhvillim që prej themelimit në vitin 1998. Me një rrugëtim......