Europa Postuar më 20 Qershor 2023, 10:13

Bursat europiane zgjerojnë humbjet - Investitorët, të shqetësuar për ngadalësimin e ekonomisë globale

Nga SCAN TV
Bursat europiane zgjerojnë humbjet - Investitorët, të

Bursat europiane janë hapur në rënie edhe në sesionin e sotëm, pasi besimi i investitorëve vijon të jetë i dobët. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka nisur ditën në rënie me 0.4%, ndërsa shumica e sektorëve janë në territor negativ. Sektori i automjeteve dhe ai i teknologjisë kryesojnë humbjet, në rënie me 0.8% dhe 0.7% respektivisht.

Investitorët janë të shqetësuar për ecurinë e ekonomisë dhe për këtë arsye indeksi Stoxx 600 humbi rreth 1% të vlerës në sesionin e kaluar. Ndërkohë, shumica e tregjeve në rajonin e Azi-Paqësorit patën një performancë mikse, pasi investitorët e mirëpritën vendimin e Bankës Qendrore të Kinës për të ulur interesat e kredive 1 dhe 5-vjeçare. Investitorët po presin të dhënat mbi inflacionin në Mbretërinë e Bashkuar, që do të japin një panoramë më të qartë mbi vendimet që do të marrë Banka e Anglisë, më vonë gjatë kësaj jave.

Tregjet presin gjerësisht një tjetër rritje të normës bazë të interesit, e cila do të jetë e 13-a me radhë. Gjithashtu, investitorët po presin edhe të dhënat mbi llogarinë korrente në Eurozonë për muajin prill.

SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Dhjetor

Abissnet, pionieri i internetit në Shqipëri

Abissnet, kompania e parë e shërbimeve të internetit në Shqipëri, dëshmon mbi 27 vite histori dhe zhvillim që prej themelimit në vitin 1998. Me një rrugëtim......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Dhjetor

Abissnet, pionieri i internetit në Shqipëri

Abissnet, kompania e parë e shërbimeve të internetit në Shqipëri, dëshmon mbi 27 vite histori dhe zhvillim që prej themelimit në vitin 1998. Me një rrugëtim......