Transformohet parku Drilon - Tushemisht - Kumbaro: Zhvillim dhe mbrojtje e natyrës

Alida Lula / SCAN
Qendra e Vizitorëve në parkun ujor Drilon-Tushemisht, një projekt i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim dhe bashkisë Pogradec, është përuruar këtë fundjavë.
Ky projekt, sipas minsitres së Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, reflekton përkushtimin për zhvillimin e qëndrueshëm dhe gërsheton turizmin në harmoni me rregullat e konservimit të këtij parku natyror. Kumbaro tha se njerëzit përmes traditës dhe artizanatit, kanë bërë që të kemi një entitet të zonave të tilla të mbrojtura siç është Tushemishti e Driloni.
“Njerëzit këtu janë pjesë e ekosistemit. Shqipëria është shumë e vogël për të pasur hapësira gjigante krejt të egra pa asnjë ndërhyrje nga njerëzit, por në shekuj njerëzit përmes traditës, zakoneve, artizanatit bujqësor apo urban kanë bërë të kemi një entitet të zonave të tilla të mbrojtura siç është Tushemishti, Driloni . Të tilla projekte kanë një vlerë edukimi shumë të madhe sepse duke i sjellë vizitorët jo në mënyrë të çorganizuar, duke i ftuar investitorët dhe banorët të bëhen pjesë e tij.” - tha ministrja Kumbaro.
Ministrja u shpreh se nga janari deri në muajin shtator, 4.5 milionë vizitorë kanë vizituar zonat e mbrojtura, duke tejkaluar totalin e një viti më parë, ccka tregon interes në rritje për turizmin natyror.
Sondazh

Emigrantët largohen nga Gjadri, rikthehen në Itali - Gjykata italiane: Egjipti e Bangladeshi s’konsiderohen të sigurta
Ledina Elezi/SCAN Emigrantët e paligjshëm që mbërritën ditën e mërkurë në Shqipëri dhe të cilët u strehuan në kampin e Gjadrit, janë nisur sërish......

Cila është dhoma më e mirë në shtëpi për të vendosur ruterin e internetit?
Edel Strazimiri / SCAN Jeta jonë sillet rreth lidhjes së internetit, mundësisht Wi-Fi. Të gjithë do të jemi përballur me luftën kundër "këndit ku nuk......

Cili vend europian takson më shumë konsumatorët e birrës?
Edel Strazimiri / SCAN Çmimet europiane të birrës shtohen me taksa të larta, përveç TVSH-së, pasi Bashkimi Europian kërkon që shtetet anëtare të......

“Integrimi, po negociojmë kushtet” - Rama: S’ka rrugë tjetër përveç “martesës’’ me BE
Alida Lula / SCAN Kryeministri Edi Rama e quan 15 Tetorin, një nga ditët më të mëdha të qeverisjes së tij. Hapja e kapitujve negociues për çështjet......

Zgjerohet korridori VIII - Lëvizshmëria e trupave ushtrake të NATO-s, bashkohet edhe Rumania
Ola Mitre / SCAN Trupat ushtrake rumune do të kenë fleksibilitet në lëvizshmëri përgjatë korridorit VIII rrugor dhe hekurudhor. Pas nënshkrimit të......

Juglindja, destinacioni i mbi 600 mijë vizitorëve - Operatorët turistikë: 85% të ardhur nga Evropa Perëndimore
Alida Lula / SCAN Pogradeci gjatë këtij sezoni, ka qënë një ndër destinacionet e përzgjedhura. 85% e turistëve që e kanë viztituar juglindjen, sipas......

Si do të financohen projektet në turizëm? - Prioritet, ata që promovojnë praktikat e qëndrueshme dhe traditat
Ledina Elezi/SCAN Në Fletoren Zyrtare është botuar vendimi që përcakton procedurat që duhet të ndjekin subjektet për të përfituar mbështetje financiare......

Si do të blihen nga pronarët objektet pa leje të konfiskuara? - Rregullat e reja/ Përcaktohet çmim minimal i shitjes, pagesa brenda 30 ditëve
Elisabeta Dosku/ SCAN Qeveria ka përcaktuar rregullat e detajuara për shitjen me të drejtë parablerjeje të objekteve pa leje të konfiskuara me vendim ......