Shqipëria Postuar më 19 Tetor 2024, 13:00

“Integrimi, po negociojmë kushtet” - Rama: S’ka rrugë tjetër përveç “martesës’’ me BE      

Nga SCAN TV
“Integrimi, po negociojmë kushtet” - Rama: S’ka

Alida Lula   / SCAN

Kryeministri Edi Rama e quan 15 Tetorin, një nga ditët më të mëdha të qeverisjes së tij. Hapja e kapitujve negociues për çështjet themelore me BE-në sipas tij, ka vërtetuar se Shqipëria kishte bërë detyrat, pavarësisht se politika e brendshme e BE-së nuk i kishte dhënë dritë jeshile bisedimeve për anëtarësim. Në Podcastin ‘’Flasim’’, kreu i qeverisë nënvizoi se ky rrugëtim ka dy korsi.

“Objektivi që ditën e parë ka qenë 2030. Bashkimi me Evropën është një rrugë me dy korsi: korsia e punës së përditshme të reformave, masave dhe vlerësimeve faktike dhe teknike që bëhen në Komisionin Europian dhe është korsia politike, sepse ajo është një familje politike që vendos përtej atyre që janë kritere objektive”, tha kryeminsitri Rama.

Për kryeministrin Rama, Shqipëria nuk ka rrugë tjetër veçse atë të integrimit në BE, pasi vetëm aty mund të garantohet liria individuale, ligjore dhe demokracia funksionale. Ai u ndal dhe tek kapitulli i gjyqësorit dhe lufta kundër korrupsionit,  ku thotë se kjo qeveri ngriti SPAK e GJKKO dhe u “zhvesh” nga imuniteti.

Ministrja e shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni foli tha se tashmë kjo rrugë është e pakthyeshme.

“Ky proces është i pakthyeshëm. Lupa e Komisionit Europian ështe me rigoroze ndaj nesh që jemi jashtë BE për të parë nëse ne po ecim në drejtimin e duhur, nëse ne krijojmë një pushtet gjyqësor të pandikuar”- tha ministrja.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat