Zgjerohet korridori VIII - Lëvizshmëria e trupave ushtrake të NATO-s, bashkohet edhe Rumania

Ola Mitre / SCAN
Trupat ushtrake rumune do të kenë fleksibilitet në lëvizshmëri përgjatë korridorit VIII rrugor dhe hekurudhor. Pas nënshkrimit të Letrës së Qëllimit për Sigurimin e Lëvizshmërisë Ushtarake nga Shqipëria, Italia, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria në korrik të këtij viti, në ministerialin e fundit të NATO-s dokumentit i është bashkuar edhe Rumania.
Lajmi është bërë me dije nga ministri shqiptar i Mbrojtjes, Pirro Vengu i cili shtoi se Korridori VIII, si një nyje e rëndësishme lidhëse në rajonin e Ballkanit, ishte në qendër të diskutimeve në Ministerialin e NATO-s, të zhvilluar në datat 17-18 tetor, në Bruksel.
Përmes këtij dokumenti, shtetet angazhohen të marrin të gjitha masat e duhura për të siguruar maksimumin e fleksibilitetit të lëvizshmërinë ushtarake në territoret e tyre në mbështetje të implementimit të agjendës së NATO-s për shkurajimin dhe mbrojtjen në zonën euroatlantike.
Një angazhim i tillë do të shërbejë jo vetëm për misionet NATO, por edhe ato në kuadër të Bashkimit Evropian. Në thelb ky dokument i firmosur u jep mundësi trupave ushtarake të NATO-s të zhvendosen shpejt dhe lirshëm nga deti Adriatik në Detin e Zi si dhe të depërtojnë në thellësi të Ballkanit, nëse do të jetë e nevojshme.
Korridorit 8 do të lidhë portet e Italisë, me portet e Varnës dhe Burgasit në Bullgari duke kaluar përmes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Në territorin shqiptar ai shtrihet në rreth 154 km, teksa aktualisht në vendin tonë janë rreth 350 mln euro fondeve publike në dispozicion të ndërtimit të korridorit 8, në 14 segmente të ndryshme.
Sondazh

Juglindja, destinacioni i mbi 600 mijë vizitorëve - Operatorët turistikë: 85% të ardhur nga Evropa Perëndimore
Alida Lula / SCAN Pogradeci gjatë këtij sezoni, ka qënë një ndër destinacionet e përzgjedhura. 85% e turistëve që e kanë viztituar juglindjen, sipas......

Si do të financohen projektet në turizëm? - Prioritet, ata që promovojnë praktikat e qëndrueshme dhe traditat
Ledina Elezi/SCAN Në Fletoren Zyrtare është botuar vendimi që përcakton procedurat që duhet të ndjekin subjektet për të përfituar mbështetje financiare......

Si do të blihen nga pronarët objektet pa leje të konfiskuara? - Rregullat e reja/ Përcaktohet çmim minimal i shitjes, pagesa brenda 30 ditëve
Elisabeta Dosku/ SCAN Qeveria ka përcaktuar rregullat e detajuara për shitjen me të drejtë parablerjeje të objekteve pa leje të konfiskuara me vendim ......

Kroacia do të rrisë pagën minimale me 15% - Masat e qeverisë përfshijnë pensionet, mbështetje për familjet me fëmijë
Kristi Ceta/SCAN Kroacia planifikon të rrisë pagën minimale me 130 euro, duke e çuar në 970 euro që nga 1 janari i 2025, tha kryeministri Andrej......

“Derregullimi, thjeshtim dhe përmirësim shërbimesh’’ - Ministrja Ibrahimaj: Do të evitohen procedurat burokratike
Ernilda Luzi/ Scan Miratimi i disa Vendimeve në Këshillit e Ministrave (VKM) nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve, si pjesë e procesit të......

“BE, gati për t’u shkëputur nga gazi rus” - Komisionerja e Energjisë njofton diversifikimin e burimeve të furnizimit
Kristi Ceta/SCAN Komisionerja e Bashkimit Evropian (BE) për Energjinë Kadri Simson njoftoi se blloku është i gatshëm për mundësinë e shkëputjes nga gazi rus......

Gjermania, masa për të përforcuar industrinë e erës - Synohet siguria kibernetike, reduktimi i varësisë nga përbërësit kritikë
Kristi Ceta/SCAN Gjermania planifikon të prezantojë masa që synojnë të nxisë industrinë vendase të erës, tha Ministria e Ekonomisë, mes shqetësimeve......

“Rritja e përdorimit të kondicionerëve rrezikon rrjetet globale” - IEA, e shqetësuar për ndikimin e madh që do të prekë sektorin e energjisë
Kristi Ceta/SCAN Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) ka paralajmëruar se rritja e madhe e përdorimit të kondicionerëve do të ketë një nga ndikimet......