Shqipëria Postuar më 19 Tetor 2024, 12:33

Juglindja, destinacioni i mbi 600 mijë vizitorëve - Operatorët turistikë: 85% të ardhur nga Evropa Perëndimore

Nga SCAN TV
Juglindja, destinacioni i mbi 600 mijë vizitorëve - Operatorët

Alida Lula  / SCAN

 

Pogradeci gjatë këtij sezoni, ka qënë një ndër destinacionet e përzgjedhura. 85% e turistëve që e kanë viztituar juglindjen, sipas statistikave të bashkisë, kanë qenë turistë të huaj kryesisht të ardhur nga Evropa Perëndimore.

Ndikimi në këto shifra ka ardhur falë bashkëpunimit që operatorët turistike të Korçës dhe Pogradecit në veçanti, kanë patur me agjenci turistike të huaja.

Manol Gazi dhe Pandi Tasellari, dy prej operatorëve turistikë në Pogradec, kanë thënë se nga koordinimi që kanë kryer me agjencitë e vendeve europiane, janë sjellë rreth 40.000 turistë, ndërsa kanë mbyllur dhe shumë rezervime për vitin vitin e ardhshëm.

Investimet e realizuara në Pogradec e në veçanti në parkun e Drilonit edhe për kryetarin e bashkisë Pogradec Ilir Xhakolli, kanë rritur interesin e turistëve të huaj.

Më shumë se 600 mijë turistë kanë vizituar këtë vit juglindjen e vendit. Kjo ka nxitur investimet në rritjen e kapacitet akomodues.

Live TV

Të fundit
Shqipëria 27 Qershor Edel Strazimiri

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë në vlera të paqëndrueshme duke pësuar luhatje negative përgjatë tërë kësaj periudhe duke u blerë mëngjesin e sotëm me......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 27 Qershor Edel Strazimiri

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë në vlera të paqëndrueshme duke pësuar luhatje negative përgjatë tërë kësaj periudhe duke u blerë mëngjesin e sotëm me......