Cili vend europian takson më shumë konsumatorët e birrës?

Edel Strazimiri / SCAN
Çmimet europiane të birrës shtohen me taksa të larta, përveç TVSH-së, pasi Bashkimi Europian kërkon që shtetet anëtare të paguajnë të paktën 1,87 euro për 100 litra (26,4 gallon).
Taksa e kërkuar përkthehet në afërsisht 0,0309 € për një shishe standarde prej 330 ml (11,2 oz) birrë me përmbajtje 5% alkool, por vetëm disa vende mbeten afër kësaj norme.
Sipas shifrave të fundit të publikuara nga Tax Foundation me bazë në SHBA, Finlanda mbledh shumën më të lartë të taksës, 0,597 € për shishe 330 ml birrë, e ndjekur nga Mbretëria e Bashkuar me 0,413 € dhe Irlanda me 0,372 €.
Nga ana tjetër, taksa më e ulët e birrës është në Bullgari, ku është 0,0316 euro për shishe birrë, e ndjekur nga Gjermania me 0,0325 euro dhe Luksemburgu me 0,0327 euro.
Mos u mashtroni nga shumat e vogla. Në Gjermani, e 27-ta në renditje, ku konsumohen pothuajse 80 milionë HL birrë në vit, vetëm taksa minimale europiane e birrës do të derdhte një të ardhur vjetore prej 150 milionë euro në buxhet.
Raporti tatimor vë në dukje se disa vende ndryshojnë normën e tyre tatimore në varësi të asaj se sa e fortë është birra në fjalë dhe përmbajtja më e lartë e alkoolit mund të kushtojë më shumë për të njëjtin vëllim.
Për të krahasuar çmimet aktuale të birrës, duhet llogaritur edhe me tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH) në çdo vend, i cili është i ndarë nga taksa e akcizës.
Taksa për alkoolin është një çështje e rëndësishme në shumë vende europiane. Disa e përdorin atë si mjet për të reduktuar konsumin e alkoolit dhe për të pakësuar efektet e dëmshme të tij në shëndetin publik, ndërsa të tjerë i japin përparësi uljes së taksës për të stimuluar ekonominë.
Ndërkohë, taksa europiane për pijet alkoolike ndryshon, birra taksohet më pak se pijet alkoolike, por më shumë se vera, me disa vende që nuk vendosin asnjë akcizë për verën.
Që nga 1 janari 2024, disa vende të BE-së bënë ndryshime të vogla në normën e akcizës së birrës.
Studimi theksoi vetëm ato me më shumë se 0,01 € për pije, si Franca ku kostoja u rrit nga 7,82 € në 7,96 € për hektolitër për përmbajtje alkooli, duke arritur në 0,04 € më shumë për pije.
Estonia, Lituania dhe Letonia gjithashtu rritën taksat për birrën përkatësisht me 0,01 €, 0,014 € dhe 0,013 € më shumë për pije.
Nga ana tjetër Finlanda uli akcizën e birrës nga 38,05 euro në 36,20 euro për hektolitër në janar 2024, duke arritur në 0,03 euro më pak për pije.
Sondazh

“Integrimi, po negociojmë kushtet” - Rama: S’ka rrugë tjetër përveç “martesës’’ me BE
Alida Lula / SCAN Kryeministri Edi Rama e quan 15 Tetorin, një nga ditët më të mëdha të qeverisjes së tij. Hapja e kapitujve negociues për çështjet......

Zgjerohet korridori VIII - Lëvizshmëria e trupave ushtrake të NATO-s, bashkohet edhe Rumania
Ola Mitre / SCAN Trupat ushtrake rumune do të kenë fleksibilitet në lëvizshmëri përgjatë korridorit VIII rrugor dhe hekurudhor. Pas nënshkrimit të......

Juglindja, destinacioni i mbi 600 mijë vizitorëve - Operatorët turistikë: 85% të ardhur nga Evropa Perëndimore
Alida Lula / SCAN Pogradeci gjatë këtij sezoni, ka qënë një ndër destinacionet e përzgjedhura. 85% e turistëve që e kanë viztituar juglindjen, sipas......

Si do të financohen projektet në turizëm? - Prioritet, ata që promovojnë praktikat e qëndrueshme dhe traditat
Ledina Elezi/SCAN Në Fletoren Zyrtare është botuar vendimi që përcakton procedurat që duhet të ndjekin subjektet për të përfituar mbështetje financiare......

Si do të blihen nga pronarët objektet pa leje të konfiskuara? - Rregullat e reja/ Përcaktohet çmim minimal i shitjes, pagesa brenda 30 ditëve
Elisabeta Dosku/ SCAN Qeveria ka përcaktuar rregullat e detajuara për shitjen me të drejtë parablerjeje të objekteve pa leje të konfiskuara me vendim ......

Kroacia do të rrisë pagën minimale me 15% - Masat e qeverisë përfshijnë pensionet, mbështetje për familjet me fëmijë
Kristi Ceta/SCAN Kroacia planifikon të rrisë pagën minimale me 130 euro, duke e çuar në 970 euro që nga 1 janari i 2025, tha kryeministri Andrej......

“Derregullimi, thjeshtim dhe përmirësim shërbimesh’’ - Ministrja Ibrahimaj: Do të evitohen procedurat burokratike
Ernilda Luzi/ Scan Miratimi i disa Vendimeve në Këshillit e Ministrave (VKM) nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve, si pjesë e procesit të......

“BE, gati për t’u shkëputur nga gazi rus” - Komisionerja e Energjisë njofton diversifikimin e burimeve të furnizimit
Kristi Ceta/SCAN Komisionerja e Bashkimit Evropian (BE) për Energjinë Kadri Simson njoftoi se blloku është i gatshëm për mundësinë e shkëputjes nga gazi rus......