Transaksione elektronike më të lira në BE - Synohet ngadalësimi i përhapjes së sistemeve ndërkombëtare

Komisioni Europian dëshiron transaksione online më të shpejta dhe më të sigurta duke i bërë pagesat e menjëhershme opsionin kryesor për të paguar artikujt online ose thjesht për të transferuar para. Projektligji synon t'i transformojë pagesat e shpejta në një pengesë për dominimin e sistemeve ndërkombëtare si Visa dhe MasterCard, si dhe për hyrjen e kompanive të mëdha të internetit në sektorin e pagesave.
Megjithëse përdorimi i kartave të kreditit ose debitit është metoda më e zakonshme e blerjes së mallrave ose përfitimit të shërbimeve në internet, studimet ndërkombëtare tregojnë se kostot e përpunimit të këtyre transaksioneve dhe përdorimit të infrastrukturës nuk janë të parëndësishme dhe variojnë midis 1.5% dhe 3.5% të xhiros së transaksionit. Ndërsa konsumatorët nuk tarifohen për përdorimin e kartës së tyre në momentin e blerjes, kostoja mbulohet kryesisht nga furnitorët, të cilët ia kalojnë këtë tarifë produktit përfundimtar.
Deri kohët e fundit, kjo metodë transaksioni dukej të ishte më e përballueshme sesa pagesa në tregtinë elektronike nëpërmjet një llogarie, d.m.th. duke përdorur një IBAN, i cili, megjithëse i zakonshëm në vendet që tradicionalisht kanë qenë të rezervuar në përdorimin e kartave - si gjermanët për shembull, ishte e ngarkuar rëndë nga tarifat bankare për atë që quhet transfertë krediti – pra një transfertë e thjeshtë bankare.
Zgjidhja e propozuar tani janë pagesat e menjëhershme, të cilat nën drejtimin e BQE-së dhe Komisionit Europian, nëpërmjet infrastrukturës TIPS, po kërkohet të miratohet universalisht në eurozonë si mënyra më e shpejtë, më e sigurtë dhe më e lirë për të transferuar para dhe pagesa në tregtinë on line.
Nisma e BE-së do të zbatojë në mënyrë efektive pagesat direkte duke përcaktuar që të gjithë ofruesit e shërbimeve të pagesave që ofrojnë transferta krediti në euro duhet të ofrojnë pagesa direkte në euro për të gjithë klientët e tyre. Gjithashtu do të përcaktohet që tarifat për pagesat direkte në euro duhet të jenë të barabarta ose më të ulëta se tarifat për pagesat jo të drejtpërdrejta në euro.
Nisma gjithashtu do të rregullojë sigurinë duke deklaruar se të gjithë ofruesit e shërbimeve të pagesave direkte në euro duhet të ofrojnë shërbimin duke kontrolluar korrespondencën midis numrit të llogarisë – IBAN - dhe emrit të përfituesit, dhe përpara se ofruesi të autorizojë transaksionin, të paralajmërojë paguesin për çdo mospërputhje të gjetur që mund të sinjalizojë një mashtrim të mundshëm.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Kamala Harris, takim me CEO të teknologjisë - Tema e ditës, zhvillimi i inteligjencës artificiale
Zëvendëspresidentja amerikane Kamala Harris do të takohet me shefat ekzekutivë të Google, Microsoft, OpenAI dhe Anthropic për të diskutuar rreth zhvillimit të......

Vendet e pasura, në mbrojtje të klimës - Mbështetje financiare prej 100 miliardë dollarësh brenda vitit
Vendet e pasura janë në rrugën e duhur këtë vit për të përmbushur premtimin e tyre të vonuar për financimin e klimës me një shumë prej 100 miliardë dollarësh......

Pfizer tejkalon parashikimet e Wall Street – Aksionet e kompanisë në rënie që pas Covid-it
Pfizer raportoi të ardhurat e tremujorit të parë dhe fitimet e rregulluara që kryesuan pritshmëritë e Wall Street, pavarësisht nga një rënie në shitje e nxitur......

7% e të punësuarve në BE punuan jashtë orarit - Eurostat: Zakonisht 49 ose më shumë orë në javë në vitin 2022!
Në vitin 2022, 7% e punonjësve në Bashikimin Europian kanë punuar jashtë orarit në punën e tyre kryesore, zakonisht 49 ose më shumë orë në javë, sipas të......

Rënie e fortë e Dollarit amerikan – Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?
Dollari amerikan ka regjistruar sot një zbritje të ndjeshme të vlerës pasi krahasuar me ditën e djeshme është blerë këtë të mërkurë me 100.3 lekë dhe është......

Bursat europiane i rikthehen fitimeve - Investitorët presin takimin e Rezervës Federale dhe BQE
Bursat europiane janë hapur në rritje të lehtë edhe në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët presin përfundimin e takimit të Rezervës Federale, ditën e sotme.......

Nafta, në nivelin më të ulët në 5 javë - Ngadalësimi i ekonomisë rrëzon çmimet me mbi 5% në sesionin e kaluar
Nafta po qëndron në rënie edhe në sesionin e sotëm, ndërsa një ditë më parë humbi rreth 5% të vlerës, duke zbritur në nivelin më të ulët në 5 javët e fundit.......

Punësimi në SHBA rrëzon dollarin - Hapja e vendeve të reja të punës bie për të tretin muaj radhazi
Dollari i është rikthyer humbjeve në sesionin e sotëm, pasi të dhënat e publikuara në SHBA treguan se hapja e vendeve të reja të punës ra gjatë muajit mars.......