Kamala Harris, takim me CEO të teknologjisë - Tema e ditës, zhvillimi i inteligjencës artificiale

Zëvendëspresidentja amerikane Kamala Harris do të takohet me shefat ekzekutivë të Google, Microsoft, OpenAI dhe Anthropic për të diskutuar rreth zhvillimit të përgjegjshëm të inteligjencës artificiale. Lajmi u konfirmua për mediat amerikane nga Shtëpia e Bardhë.
Harris do të adresojë nevojën për masa mbrojtëse që mund të zbusin rreziqet e mundshme të IA si dhe të theksojnë rëndësinë e inovacionit etik dhe të besueshëm.
Zyrtarët planifikojnë të angazhohen në një "diskutim të sinqertë" me drejtorët ekzekutivë rreth inteligjencës artificiale, veçanërisht në lidhje me rreziqet që rrjedhin nga zhvillimi "aktual dhe afatshkurtër" i teknologjisë. Inteligjenca artificiale gjeneruese ka zënë një vend të rëndësishëm në jetën e përditshme pasi OpenAI publikoi chatbotin e ri viral të quajtur ChatGPT në fund të vitit të kaluar.
Në muajt që pasuan, Microsoft ka integruar teknologjinë gjeneruese të OpenAI në shumë prej produkteve të tij si pjesë e investimit të tij shumëvjeçar, shumë miliarda dollarësh në kompani. Google lançoi një chatbot gjenerues konkurrues të quajtur Bard në shkurt dhe Anthropic njoftoi chatbot-in e tij, Claude, në mars.
Ndërsa shumë ekspertë janë optimistë për potencialin e IA gjeneruese, teknologjia ka krijuar gjithashtu pyetje dhe shqetësime nga rregullatorët dhe gjigantët e industrisë së teknologjisë. Geoffrey Hinton, i njohur për disa në industrinë e teknologjisë si "kumbari i IA", la postin e tij në Google, pas një kohe të gjatë, pjesërisht për shkaj të shqetësimeve rreth kërcënimit të mundshëm të IA. Elon Musk ishte një nga më shumë se 27 mijë personat që nënshkruan një letër të hapur në mars, me të cilën u bëhej thirrje laboratorëve të IA që të ndalonin zhvillimin.
Shtëpia e Bardhë tha se takimi i së enjtes është pjesë e përpjekjes më të gjerë i administratës Biden për t'u angazhuar me ekspertë në lidhje me teknologjinë dhe për të siguruar që produktet e IA janë të sigurta përpara se të shpërndahen në publik.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Vendet e pasura, në mbrojtje të klimës - Mbështetje financiare prej 100 miliardë dollarësh brenda vitit
Vendet e pasura janë në rrugën e duhur këtë vit për të përmbushur premtimin e tyre të vonuar për financimin e klimës me një shumë prej 100 miliardë dollarësh......

Pfizer tejkalon parashikimet e Wall Street – Aksionet e kompanisë në rënie që pas Covid-it
Pfizer raportoi të ardhurat e tremujorit të parë dhe fitimet e rregulluara që kryesuan pritshmëritë e Wall Street, pavarësisht nga një rënie në shitje e nxitur......

7% e të punësuarve në BE punuan jashtë orarit - Eurostat: Zakonisht 49 ose më shumë orë në javë në vitin 2022!
Në vitin 2022, 7% e punonjësve në Bashikimin Europian kanë punuar jashtë orarit në punën e tyre kryesore, zakonisht 49 ose më shumë orë në javë, sipas të......

Rënie e fortë e Dollarit amerikan – Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?
Dollari amerikan ka regjistruar sot një zbritje të ndjeshme të vlerës pasi krahasuar me ditën e djeshme është blerë këtë të mërkurë me 100.3 lekë dhe është......

Bursat europiane i rikthehen fitimeve - Investitorët presin takimin e Rezervës Federale dhe BQE
Bursat europiane janë hapur në rritje të lehtë edhe në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët presin përfundimin e takimit të Rezervës Federale, ditën e sotme.......

Nafta, në nivelin më të ulët në 5 javë - Ngadalësimi i ekonomisë rrëzon çmimet me mbi 5% në sesionin e kaluar
Nafta po qëndron në rënie edhe në sesionin e sotëm, ndërsa një ditë më parë humbi rreth 5% të vlerës, duke zbritur në nivelin më të ulët në 5 javët e fundit.......

Punësimi në SHBA rrëzon dollarin - Hapja e vendeve të reja të punës bie për të tretin muaj radhazi
Dollari i është rikthyer humbjeve në sesionin e sotëm, pasi të dhënat e publikuara në SHBA treguan se hapja e vendeve të reja të punës ra gjatë muajit mars.......

Banga, kandidat për drejtimin e Bankës Botërore - Votimi pritet të mërkurën pas intervistës 4 orëshe
Bordi ekzekutiv i Bankës Botërore prej 25 anëtarësh do të votojë për kandidatin amerikan për të drejtuar Bankën Botërore, Ajay Banga, të mërkurën pas......