Tkurret ekonomia gjermane - Berlini “shkëputet” nga Kina dhe i drejtohet Amerikës Latine

Ekonomia gjermane pësoi një tkurrje të papritur në tremujorin e katërt, një shenjë që paralajmëron se ekonomia më e madhe e Europës mund të jetë duke hyrë në një recesion të mundshëm si pasojë e luftës në Ukrainë.
Produkti i brendshëm bruto u ul me 0.2% sipas të dhënave të zyrës federale e statistikave. Në tremujorin e tretë, ekonomia gjermane u rrit lehtë me një rishikim në rritje prej 0.5%.
Tkurrja në tremujorin e katërt do të thotë se një recesion - i përcaktuar zakonisht si dy tremujorë të njëpasnjëshëm të tkurrjes - është bërë më i mundshëm, pasi shumë ekspertë parashikojnë se ekonomia do të tkurret edhe në tremujorin e parë të 2023 - shit. Ministria e Ekonomisë nga naa e saj deklaroi se situata në Gjermani pritet të përmirësohet nga pranvera e tutje. Qeveria gjermane rishikoi javën e kaluar parashikimin e saj ekonomik për vitin 2023 dhe tani parashikon një rritje të PBB-së me 0.2%, nga parashikimi i vjeshtës për një rënie prej 0.4%.
Ndërkoi kancelari gjerman po zhvillon një vizitë në vende të Amerikës Latine në përpjekje për të nxitur bashkëpunimin energjetik mes palëve. Olaf Scholz, vizitoi Kilin në kuadër të turneut të tij në vendet kryesore të Amerikës Latine. Qeveria gjermane shpreson të reduktojë varësinë e saj ekonomike nga Kina dhe të forcojë marrëdhëniet me demokracitë në mbarë botën.
Berlini gjithashtu shpreson të rrisë bashkëpunimin me Amerikën Latine në sektorin e energjive të rinovueshme dhe hidrogjenin e gjelbër. Bizneset gjermane po kërkojnë gjithashtu mundësi të reja jashtë vendit pas goditjes ekonomike të shkaktuar nga pushtimi rus në Ukrainë. Scholz ishte dhe në Argjentinë, ku ai dhe Presidenti Alberto Fernandez pohuan rëndësinë e përfundimit të një marrëveshjeje tregtare midis BE-së dhe bllokut tregtar Mercosur, i cili përfshin Argjentinën, Brazilin, Paraguajin dhe Uruguain.
Ndalesa tjetër e Scholz është Brazili, ku ai do të bëhet lideri i parë perëndimor që do të takohet me Presidentin e ri Luiz Inacio Lula da Silva që nga inaugurimi i tij.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Përshpejtohet kalimi drejt energjisë së pastër - British Petroleum: Ngadalësimi ekonomik global do të vijojë deri në vitin 2035
Lufta e Rusisë në Ukrainë pritet të rëndojë në kërkesën afatgjatë për energji dhe të përshpejtojë zhvendosjen e botës drejt burimeve të rinovueshme dhe......

Kush përfiton e kush humbet nga rritja e pagës minimale - Paralajmërimi i kryeministrit dhe kërkesa për “amortizator’ nga biznesi
Rritja e inflacionit ka bërë që shumë qeveri të marrin marrin masa përmes paketave ndihmëse e politikave fiskale që të ndihmojnë shtresat me të ardhura më të......

2022, shqiptarët paguan 130 milionë Usd për të siguruar makinat - AMF: Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, 10% më shumë se në vitin 2021
Për vitin që sapo lamë pas, drejtuesit shqiptarë kanë paguar në total rreth 130 milionë dollarë për sigurimin e mjeteve. Rritja është e ndjeshme prej rreth 10%......

“Mungojnë” 12 milion lekë për transportin e mësuesve të Roskovecit - Sindikata: Prej 5 muajsh e paguajmë vetë. Do bojkotojmë mësimin nëse nuk na rimbursohen
Që prej shtatorit, dhjetëra mësues të zonës së Roskovecit nuk marrin lekët e transportit. Përfaqësues të sindikatës së mësuesve deklaruan sot se do të nisin......

“Çmimet do vijojnë tendencën rënëse në 2023” - Guvernatori i BSH: Pavarësisht sfidave, bilancet e familjeve dhe biznesit do jenë pozitive
I pranishëm në prezantimin e Raportit të Ndërmjetëm të BERZH, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko qëndroi në terren pozitiv në parashikimet ekonomike......

Çudia greke me çmimet e ushqimeve vendase - Eurostat: Rritje disproporcionale e tyre, pavarësisht uljes së inflacionit
Shifrat e Eurostat tregojnë inflacion më të ulët të ushqimeve në Greqi sesa mesatarja europiane, por rritje më të larta të çmimeve të ushqimeve të cilat vendi......

Shqipëria përkeqësohet në liritë njerëzore - Indeksi, pavarësisht rënies me 5 pozicione mbetemi të parët në rajon
Sipas Indeksit të Lirisë Njerëzore 2022, të përpiluar nga "Instituti Fraser" (Fraser Intstitute), Shqipëria renditet në vend të 47-të sa i përket lirive......

Inteligjencë artificiale për Kaskadën e Drinit - KESH hap supertenderin, 250 milion lekë. Platfromë online për menaxhimin e digave
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare synon të menaxhojë Kaskadën e Drinit përmes inteligjencës artificiale. Ky dikaster ka hapur një tender me vlerë 250 mln......