Kush përfiton e kush humbet nga rritja e pagës minimale - Paralajmërimi i kryeministrit dhe kërkesa për “amortizator’ nga biznesi

Rritja e inflacionit ka bërë që shumë qeveri të marrin marrin masa përmes paketave ndihmëse e politikave fiskale që të ndihmojnë shtresat me të ardhura më të ulëta që janë edhe më të ndjeshme ndaj rritjes së çmimeve. Në këtë kontekst, veç ndihmës me para në dorë apo indeksimit të pagave e pensioneve, qeveria shqiptare ka ndjekur praktikën e rritjes së pagës minimale si një mënyrë për t’u siguruar më shumë të ardhura aty që marrin pak. Kryeministri ka paralajmëruar sot se do të ketë një rritje tjetër të pagës minimale.
Kjo masë, në fakt shkon në favor të punonjësve me të ardhura të ulëta. Por e pashoqëruar me një masë tjetër lehtësie, rrezikon të kthehet në një barrë për biznesin. Sa herë rritet paga minimale, biznesi detyrohet të rrisë jo vetëm fondin e pagave që do pahguajë, por edhe fondin për sigurimet shoqërore e shëndetësore. Në këtë mënyrë, e gjithë ngarkesa shkarkohet të biznesi, që po përballet gjithashtu me rritjen e kostove si rrjedhojë e rritjes së çmimeve. Një nga bizneset më të ndjeshme në këtë aspekt, janë ato që punojnë me material porositësi.
“Jemi bisedime por ajo që dua të theksoj është se çdo shtesë në pagën minimale ka nevojë për një amortizator përsa i përket biznesit prodhues. Siç e dimë fondi i pagave në menazhimin e ndërmarrjeve tona, do na çrregullonte politikën e pagave në ndërmarrjet tona, bashkë me këtë do të ishte dhe një vështirësi tjetër përsa i përket përllogaritjes së çmimeve dhe mbarëvajtjes së ndërmarrjeve tona, ne kemi kmontrata minimale 1 vjecare dhe këtu nisin dhe problemet,” u shpreh Florjan Zekja, Shoqata Prodhuese e Veshjeve.
Kjo nuk është hera e parë që bizneset kërkojnë një politikë më të kujdesshme sa i përket pagës minimale. Praktika e mëparshme ka qenë që rritja e pagës minimale të mos shoqërohej nga një lehtësi për biznesin. Kjo ka bërë biznesi t’i adresohet me një paketë masash qeverisë, duke i kërkuar miratimin e saj.
“Ne kemi parashtruar disa kërkesa me paketën e manifrakturës, me krizën energjitike, cveshtjen e euros levizjen e punëtorëve të huaj etj,” u shpreh Florjan Zekja.
Deri në fund të vitit 2023 është parashikuar që paga minimale të arrij në 40000 mijë lekë, ndërsa deri në fund të 2025 pritet që paga minimale të arrij 45000 lekë.
Diamila Leka / SCAN
Sondazh

2022, shqiptarët paguan 130 milionë Usd për të siguruar makinat - AMF: Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, 10% më shumë se në vitin 2021
Për vitin që sapo lamë pas, drejtuesit shqiptarë kanë paguar në total rreth 130 milionë dollarë për sigurimin e mjeteve. Rritja është e ndjeshme prej rreth 10%......

“Mungojnë” 12 milion lekë për transportin e mësuesve të Roskovecit - Sindikata: Prej 5 muajsh e paguajmë vetë. Do bojkotojmë mësimin nëse nuk na rimbursohen
Që prej shtatorit, dhjetëra mësues të zonës së Roskovecit nuk marrin lekët e transportit. Përfaqësues të sindikatës së mësuesve deklaruan sot se do të nisin......

“Çmimet do vijojnë tendencën rënëse në 2023” - Guvernatori i BSH: Pavarësisht sfidave, bilancet e familjeve dhe biznesit do jenë pozitive
I pranishëm në prezantimin e Raportit të Ndërmjetëm të BERZH, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko qëndroi në terren pozitiv në parashikimet ekonomike......

Çudia greke me çmimet e ushqimeve vendase - Eurostat: Rritje disproporcionale e tyre, pavarësisht uljes së inflacionit
Shifrat e Eurostat tregojnë inflacion më të ulët të ushqimeve në Greqi sesa mesatarja europiane, por rritje më të larta të çmimeve të ushqimeve të cilat vendi......

Shqipëria përkeqësohet në liritë njerëzore - Indeksi, pavarësisht rënies me 5 pozicione mbetemi të parët në rajon
Sipas Indeksit të Lirisë Njerëzore 2022, të përpiluar nga "Instituti Fraser" (Fraser Intstitute), Shqipëria renditet në vend të 47-të sa i përket lirive......

Inteligjencë artificiale për Kaskadën e Drinit - KESH hap supertenderin, 250 milion lekë. Platfromë online për menaxhimin e digave
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare synon të menaxhojë Kaskadën e Drinit përmes inteligjencës artificiale. Ky dikaster ka hapur një tender me vlerë 250 mln......

Bie ndjeshëm shitja e telefonave celularë në Kinë - Viti 2022 regjistroi nivelin më të ulët të blerjeve në një dekadë
Shitjet e smartfonëve në Kinë, pësuan një rënie rekord në vitin 2022, duke rënë me 13% duke shënuar nivelin më të ulët në një dekadë, pasi kontrollet e COVID......

Bie çmimi i naftës, në pritje të OPEC+ dhe FED - Ekspertët presin që çmimet të ndryshojnë kah, pas rritjes së normave të interesit
Çmimet e naftës shënuan rënie, pasi prodhuesit globalë ka të ngjarë të mbajnë të pandryshuar nivelin e prodhimit në pritje të takimeve gjatë javës të OPEC+ dhe......