Shqipëria përkeqësohet në liritë njerëzore - Indeksi, pavarësisht rënies me 5 pozicione mbetemi të parët në rajon

Sipas Indeksit të Lirisë Njerëzore 2022, të përpiluar nga "Instituti Fraser" (Fraser Intstitute), Shqipëria renditet në vend të 47-të sa i përket lirive njerëzore. Në këtë indeks, i cili mbulon 165 juridiksione për vitin 2020, viti më i fundit për të cilin disponohen të dhëna të mjaftueshme në çdo kategori, trajtohen jo vetëm liritë personale, por edhe liritë civile dhe ato ekonomike. Në analizë merren shumë indikatorë, si: sundimi i ligjit, siguria, liria e lëvizjes, besimi, shoqëria civile, liria e shprehjes dhe e informimit, sistemi ligjor, të drejtat e pronës, madhësia e qeverisë, aksesi në financim, tregti ndërkombëtare, etj. Pavarësisht se kemi një renditje pozitive dhe renditemi mes 50 vendeve të para në botë, duke lënë pas vende si Polonia apo Greqia, të dhënat e raportit për Shqipërinë nuk janë aq optimiste nëse e krahasojmë me vitin paraardhës. Shqipëria ka rënë me 5 pozicione krahasuar me vitin 2019-të dhe po ashtu ka rënë edhe në pikëzim.
Sa i përket lirive ekonomike, Shqipëria renditet mes 30 vendeve të para në botë, ose më konkretisht në vend të 26-të. Nga ana tjetër, sa i përket lirive personale vendi ynë renditet i 58-i në botë. Krahasuar me rajonin, Shqipëria renditet në vend të parë për liritë njerëzore duke lënë pas Maqedoninë e Veriut me një diferencë shumë të vogël në pikëzim. Në vend të tretë në rajon renditet Mali i Zi, i cili pozicionohet në vend të 60-të në indeks. Pasohen nga Bosnje Hercegovina në vend të 63-të dhe Serbia në vend të 69-të, ndërsa Kosova nuk gjendet në këtë renditje.
Gjithashtu, në Europën Lindore, Shqipëria konsiderohet si vendi i 11-të më i lirë, duke lënë pas shumë vende të tjera, ndërkohë që në vend të parë në kategorinë gjeografike të Europës Lindore është Estonia.
Vendet që konsiderohen më të lira në Indeksin e Lirisë Njerëzore 2022 janë Zvicra, Zelanda e Re dhe Estonia. Vendet që vijnë pas Estonisë janë Danimarka, Irlanda, Suedia, Islanda, Finlanda, Holanda dhe Luksemburgu. Ndërkohë në vend të fundit gjejmë vende si Siria, Jemeni dhe Venezuela.
Xhorxhina Deda / SCAN
Sondazh

Inteligjencë artificiale për Kaskadën e Drinit - KESH hap supertenderin, 250 milion lekë. Platfromë online për menaxhimin e digave
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare synon të menaxhojë Kaskadën e Drinit përmes inteligjencës artificiale. Ky dikaster ka hapur një tender me vlerë 250 mln......

Bie ndjeshëm shitja e telefonave celularë në Kinë - Viti 2022 regjistroi nivelin më të ulët të blerjeve në një dekadë
Shitjet e smartfonëve në Kinë, pësuan një rënie rekord në vitin 2022, duke rënë me 13% duke shënuar nivelin më të ulët në një dekadë, pasi kontrollet e COVID......

Bie çmimi i naftës, në pritje të OPEC+ dhe FED - Ekspertët presin që çmimet të ndryshojnë kah, pas rritjes së normave të interesit
Çmimet e naftës shënuan rënie, pasi prodhuesit globalë ka të ngjarë të mbajnë të pandryshuar nivelin e prodhimit në pritje të takimeve gjatë javës të OPEC+ dhe......

Raporti i Tranzicionit të BERZH – Sejko: Stabiliteti i çmimeve, objektiv prioritar i punës së Bankës së Shqipërisë
Në prezantimin e raportit të tranzicionit të BERZH-it, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko tha se kryefjala e Raportit të këtij viti janë pasojat......

Akuza për mashtrim i shkakton dëm monetar Adnanit - Njeriu më i pasur i Azisë humbet 28 miliardë dollarë në një muaj
Aksionet e shumicës së kompanive të Grupit Adani vazhduan të shihnin humbje të mprehta për të tretën sesion tregtar radhazi, ndërsa kompania u përpoq të......

Toyota kurorëzohet si prodhuesi me më shumë shitje automjetesh – 2022 i siguroi 10.5 milion klientë makinash
Pavarësisht pengesave të furnizimit që penguan prodhimin dhe rrjedhimisht ndikuan në shitje, Toyota arriti të mbrojë titullin e saj si prodhuesi më i shitur i......

Tregu i naftës i paqëndrueshëm - Irani akuzon Izraelin për sulme me dron në një fabrikë
Nafta është kthyer në rënie të lehtë, gjatë tregtisë europiane, pas fitimeve të realizuara në sesionin aziatik. Çmimet u mbështetën nga tensionet në Lindjen e......

Tregu i monedhave, i qëndrueshëm - Investitorët presin takimet e bankave qëndrore, gjatë javës
Dollari amerikan po tregtohet i qëndrueshëm në sesionin e sotëm, pranë nivelit më të ulët në 8 muajt e fundit, ndërsa investitorët po presin takimin e bankave......