Tregu i naftës i paqëndrueshëm - Irani akuzon Izraelin për sulme me dron në një fabrikë

Nafta është kthyer në rënie të lehtë, gjatë tregtisë europiane, pas fitimeve të realizuara në sesionin aziatik. Çmimet u mbështetën nga tensionet në Lindjen e Mesme, pas lajmeve se një dron sulmoi Iranin, dhe nga angazhimi i Pekinit zyrtar për të rritur konsumin në vend.
Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 86 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 80 dollarë për fuçi. Sipas informacioneve, duket se Izraeli është pas sulmeve me dron në një fabrikë në Iran. Njëkohësisht, ministrat e OPEC+ do të zhvillojnë një takim virtual më 1 shkurt, ku me shumë mundësi nuk do të ndryshojnë politikat e prodhimit.
Në anën tjetër, qeveria kineze njoftoi se do të mbështesë rimëkëmbjen e konsumit të naftës në vend, për të rritur ekonominë dhe importet. Pas pushimeve të gjata të Vitit të Ri Hënor, tashmë bizneset në Kinë i janë rikthyer punës, që përkthehet në një kërkesë më të lartë për naftë.
SCAN
Sondazh

Tregu i monedhave, i qëndrueshëm - Investitorët presin takimet e bankave qëndrore, gjatë javës
Dollari amerikan po tregtohet i qëndrueshëm në sesionin e sotëm, pranë nivelit më të ulët në 8 muajt e fundit, ndërsa investitorët po presin takimin e bankave......

Anëtarja e Parlamentit Evropian viziton shkollën në Bërxullë – Ndërtesa e rindërtuar falë programit #EU4Schools
Anëtarja e Parlamentit Evropian, Isabel Santos dhe Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Christiane Hohmann ka vizituar shkollën e rindërtuar 9-vjeçare......

Ka vetëm dy muaj që ekziston – Pse ChatGPT po shkakton kaos të patreguar?
Është e sigurt të thuhet se ChatGPT po shkakton kaos. Chatbot i AI nga OpenAI ka vetëm dy muaj që ekziston dhe tashmë ka grumbulluar më shumë se një milion......

Paralajmëron analisti i lartë i Wall Street - Elon Musk është 'armiku' brenda Tesla-s,
Elon Musk është bërë një detyrim për Tesla-n, paralajmëroi analisti i Jeffries, Philippe Houchois. "Ne kemi publikuar kërkime shumë herë në të kaluarën ku......

Njihuni me 9 nga ndërtesat më ‘të shëmtuara’ dhe më të urryera në botë
Disa nga ndërtesat më të shëmtuara në botë janë apartamente luksoze dhe objekteve qeveritare. Nga Teksasi në Tajlandë, ndërtesat në të gjithë botën janë......

Si do të funksionojë mbikëqyrja e platformave të mëdha në internet - Komisioni i BE-së përgatit autoritetet kombëtare për zbatimin e Aktit të Shërbimeve Dixhitale
Ekzekutivi i BE-së mbajti një prezantim, të marrë nga EURACTIV, për autoritetet kombëtare mbi përcaktimin e platformave shumë të mëdha në internet,......

Rumania më pranë Shengenit - Franca dhe Holanda shprehin mbështetje për procesin e pranimit
Franca dhe Hollanda shprehën mbështetjen e tyre për procesin e pranimit të Rumanisë në zonën Shengen në një takim trepalësh midis ministres së jashtme franceze......

Për Ministrinë e Arsimit, nafta ende nuk është shtrenjtuar! - KLSH: VKM për transportin e mësuesve nuk ka reflektuar çmimet e reja
Rritja e çmimit të karburanteve dhe mosreflektimi i çmimeve të reja në vendimet e qeverisë, po krijon problematika me transportin e mësuesve në rrethe. Për......