Europa Postuar më 28 Janar 2023, 11:37

Rumania më pranë Shengenit - Franca dhe Holanda shprehin mbështetje për procesin e pranimit

Nga SCAN TV
Rumania më pranë Shengenit - Franca dhe Holanda shprehin

Franca dhe Hollanda shprehën mbështetjen e tyre për procesin e pranimit të Rumanisë në zonën Shengen në një takim trepalësh midis ministres së jashtme franceze Catherine Colonne, homologut të saj holandez Wopke Hoekstra dhe ministrit të jashtëm rumun Bogdan Aurescu në Bukuresht.

"Tre ministrat zhvilluan bisedime për çështje që lidhen me axhendën evropiane, me theks në pranimin e Rumanisë në zonën Shengen. Krerët e diplomacisë franceze dhe holandeze riafirmuan mbështetjen aktive dhe të përkushtuar që i është dhënë Rumanisë për të arritur këtë qëllim," tha Ministria e Jashtme Rumune në një deklaratë.

Të tre ministrat nënshkruan gjithashtu një deklaratë të përbashkët në Bukuresht për bashkëpunimin e sigurisë, e cila përfshin gjithashtu mbështetjen e tre vendeve për Ukrainën dhe gatishmërinë e tyre për të punuar në përputhje me politikat e BE-së dhe NATO-s.

Në këtë drejtim, të tre ministrat diskutuan në takimin e tyre trepalësh për përgatitjen e samitit të NATO-s në Vilnius këtë vit si dhe për pushtimin rus të Ukrainës dhe ndikimin e tij në shtetet fqinje, veçanërisht në Moldavi.

"Shtetet tona janë të përkushtuara për zgjerimin dhe thellimin e marrëdhënieve diplomatike dhe forcimin e aftësive për t'iu përgjigjur kërcënimeve dhe sfidave aktuale dhe të ardhshme ndaj sigurisë dhe vlerave tona të përbashkëta," theksuan ata, sipas Ministrisë së Jashtme rumune.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat