Europa Postuar më 28 Janar 2023, 10:55

Rritet me 30% çmimi i picave në Itali - Inflacioni në vend arrin në nivelin 12.3%

Nga SCAN TV
Rritet me 30% çmimi i picave në Itali - Inflacioni në vend

Pica e njohur italiane është bërë më e shtrenjtë, me koston mesatare të një 'Margherita' të thjeshtë që u rrit me gati 30% në dhjetor krahasuar me një vit më parë. Ndërkohë inflacioni në vend është në pragun e 12.3% kryesisht si pasojë e rritjes së cmimit të energjisë dhe ushqimeve bazë. Edhe pasi u shpenzuan 75 miliardë euro nga thesari i shtetit për të ndihmuar italianët me faturat e gazit dhe të energjisë elektrike, në fund duket se nuk mjaftuan pasi çmimet e produkteve po vazhdojnë të rriten.

Analiza e ushqimit të preferuar tradicional italian zbulohet nga indeksi i ri mujor i “Pizza Margherita” i Bloomberg, i cili synon të japë një pasqyrë të rritjes tronditëse të kostos së jetesës për italianët duke vlerësuar përbërësit në përgatitjen e një prej vakteve më të njohura dhe më të thjeshta në Itali..

Duke mbledhur të dhëna nga instituti kombëtar i statistikave të Italisë dhe ministria e financave, matësi gjurmon çmimet në rritje të përbërësve kryesorë - miell, domate, djathë mocarela dhe vaj ulliri. Është llogaritur edhe konsumi i energjisë elektrike që nevojitet për të gatuar një picë me një furrë elektrike shtëpiake.

Kostoja e përgatitjes së një pice në shtëpi është rritur shumë në krahasim me një të gatshme. Çmimi për këtë artikull është rritur me 9.9%.

Përveç energjisë, rritjet më të mprehta në kostot e indeksit ishin për mocarelën – pothuajse 27% gjatë së njëjtës periudhë – dhe mielli, i cili u rrit pak më pak se 22%. Këta dhe përbërës të tjerë janë artikuj mjaft të zakonshëm në karrocën e blerjeve të një familjeje tipike.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat