Viti zgjedhor, Qeveria “zgjidh qesen”, 5.7 miliard lekë për pensionistët - Fondet special, 2.2 miliard lekë indeksim pensionesh. 3.55 miliard lekë bonusi i fundvitit

Viti zgjedhor 2023, është ndër të rrallët ku pensionistët mund të mësojnë që në muajin janar nëse do marrin apo jo shpërblim në fund të vitit apo sa do u indeksohen pensionet. Scan televizion ka zbardhur parashikimet e Qeverisë për fondet speciale për vitin që sapo ka nisur, ku përfshihet skema e sigurimeve shoqërore.
Niveli i shpenzimeve për Skemën e Sigurimeve Shoqërore për vitin 2023, parashikohet në masën 161.6 miliardë lekë ose 7.4% e PBB. Nga ky fond, për indeksimin e pensioneve është parashikuar niveli prej 2.2 miliardë lekë dhe 3.5 miliardë lekë për bonusin e fundvitit për pensionistët. Në total, të dy zërat kapin vlerën e 5.7 miliardë lekëve, apo afërisht 57 milionë dollarëve.
Shpenzimet e fondeve speciale që përfshin shpenzimet totale për Fondet e Sigurimeve Shoqërore, Shëndetësore dhe kompensimin në vlerë të ish-pronarëve, janë planifikuar në vlerën prej 226.35 miliardë lekë, sipas Qeverisë.
Në vitin 2022, shpenzimet për fonde speciale priten të realizohen në masën 209.2 miliardë lekë ose 10.2% e PBB. Shpenzimet për fonde speciale për vitin 2023 krahasuar me të pritshmin e vitit 2022 rezultojnë 0.2 pikë përqindje më të larta, rritje që rezulton për shkak të përfshirjes dhe të bonusit të fundvitit pensionistit si politikë të miratuar që në fillim të vitit 2023.
Lorenc Rabeta / SCAN

Shpresë për ringritjen e ekonomisë Britanike - Ministri i financave, Hunt kritikohet për planin e ri të rritjes
Ministri i financave, Jeremy Hunt, prezantoi planin e tij për të nxitur rritjen ekonomike të Mbretërisë së Bashkuar, në një kohë që kritikat në vend sa vijnë e......

Danezët, të zemëruar pas shfuqizimit të festave publike - Qeveria daneze synon financimin e buxhetit të mbrojtjes
Plani i qeverisë daneze për të shfuqizuar një festë publike për të ndihmuar në financimin e buxhetit të mbrojtjes, nxitur dhe nga lufta aktuale në Ukrainë, po......

Industritë europiane të erës dhe çelikut, në revoltë - Sipas tyre, BE duhet të ndryshojë listën e mineraleve kritike
Industritë europiane të çelikut dhe të erës i kërkuan Bashkimit Europian të përdorë legjislacionin e ardhshëm për të siguruar që të ketë akses të mjaftueshëm......

Nafta mbyll javën me çmime të larta - Optimizëm për hapjen e Kinës dhe rritjen ekonomike të SHBA
Çmimet e naftës u tregtuan më të larta të premten dhe ishin në rrugën e duhur për ta mbyllur javën me një rritje të lehtë mes shpresave për një rikuperim të......

QKB, procedura të reja për ndryshimin e të dhënave të bizneseve - Aplikimi në e-albania, njoftimi për vendimmarrjen me vulë elektronike nga Qendra
Përmes një njoftimi zyrtar, Qendra Kombëtare e Binzesit u ka bërë me dije subjekteve se ka ndërmarrë ndryshime në shërbimin e rifreskimit të të dhënave të......

Sa do të gjobiten individët që nuk deklarojnë vlerat monetare? - Forcohet kontrolli i kalimit të parave CASH në pikat kufitare
Qeveria shqiptare do të forcojë kontrollet sa i takon kalimit të parave CASH në pikat kufitare, metaleve apo gurëve të çmuar. Në projektaktet e qeverisë......

Bletët në “aksion”, sa është rritur prodhimi i mjaltit? - Shkodra “mban kampion”, Durrësi qarku me prodhimin më të ulët
Pavarësisht se deri më tani ka qenë një sektor tërësisht i pa rregulluar, prodhimi i mjaltit në vendin tonë ka ardhur duke u rritur. Referuar Vjetarit......

Sa e mbështet shteti diasporën? - Diskutimi në “Studio Intel”, nga strategjitë e biznesit deri te pjesëmarrja në votime
Florian Haçkaj, Drejtues i lëvizjes “Diaspora për Shqipërinë e lirë”, i ftuar në emisionin “Studio Intel” u shpreh se shteti Shqiptar nuk i ka vendosur në......