QKB, procedura të reja për ndryshimin e të dhënave të bizneseve - Aplikimi në e-albania, njoftimi për vendimmarrjen me vulë elektronike nga Qendra

Përmes një njoftimi zyrtar, Qendra Kombëtare e Binzesit u ka bërë me dije subjekteve se ka ndërmarrë ndryshime në shërbimin e rifreskimit të të dhënave të shoqërive me përgjegjësi të kufizuar. Tashmë ccdo vendimmarrje e QKB-së do u përcillet bizneseve me vule elektrojnike, ndërkohë që shërbimi mundëson plotësimin e të gjitha mangësive në dokumentacion apo ndreqjen e gabimeve.
Shërbimi elektronik "Aplikim për ndryshime në të dhënat e regjistrimit për shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar (SHPK)" u ofrohet subjekteve që kanë një llogari në portal e-albania. Subjekti aplikon duke plotësuar formularin përkatës dhe deklaruar ndryshimin e kryer. Kjo pasi çdo subjekt, që kryen regjistrimin fillestar, mbart edhe detyrimin të regjistrojë çdo ndryshim në të dhënat e njoftuara dhe në dokumentet shoqëruese, që depozitohen në regjistër.
Dokumentet që duhet të ngarkohen nga aplikanti janë: Akti i përfaqësimit ose autorizimi nëse aplikanti nuk është përfaqësuesi ligjor i shoqërisë në marëdhënie me të tretë për të kryer aplikimin; Dokumentacioni shoqëres i cili vërteton të dhënën që regjistrohet (i.e vendimi i organit përgjegjës dhe/ose akti juridik apo çdo dokumentacion tjetër për ndryshimin e të dhënës që kërkohet të regjistrohet).
Lorenc Rabeta / SCAN
Sondazh

Sa do të gjobiten individët që nuk deklarojnë vlerat monetare? - Forcohet kontrolli i kalimit të parave CASH në pikat kufitare
Qeveria shqiptare do të forcojë kontrollet sa i takon kalimit të parave CASH në pikat kufitare, metaleve apo gurëve të çmuar. Në projektaktet e qeverisë......

Bletët në “aksion”, sa është rritur prodhimi i mjaltit? - Shkodra “mban kampion”, Durrësi qarku me prodhimin më të ulët
Pavarësisht se deri më tani ka qenë një sektor tërësisht i pa rregulluar, prodhimi i mjaltit në vendin tonë ka ardhur duke u rritur. Referuar Vjetarit......

Sa e mbështet shteti diasporën? - Diskutimi në “Studio Intel”, nga strategjitë e biznesit deri te pjesëmarrja në votime
Florian Haçkaj, Drejtues i lëvizjes “Diaspora për Shqipërinë e lirë”, i ftuar në emisionin “Studio Intel” u shpreh se shteti Shqiptar nuk i ka vendosur në......

BE synon tavanin prej 100 dollarësh/fuçi për produktet premium ruse të naftës
Komisioni Evropian po propozon që BE-ja të vendosë një kufi çmimi prej 100 dollarë për fuçi për produktet premium të naftës ruse thanë zyrtarët e Bashkimit......

Shitjet e gjigantit luksoz sjellin fitime rekord - LVMH fitoi 25 miliard dollarë në tre muajt e fundit
Grupi më i madh i luksit në botë ka raportuar shitje të forta të nxitura nga sezoni i blerjeve të festave. LVMH tha se ata përjetuan një vit të dytë rekord......

Rikthehet Donald Trump – Meta do të lejoj aksesin në Facebook dhe Instagram pas 2 vitesh ndalim
Meta, tha të mërkurën se do të rivendosë llogarinë personale të ish-presidentit Donald Trump në javët e ardhshme, duke i dhënë fund një pezullimi dy-vjeçar që......

Plani i Gjermanisë për të legalizuar kanabisin në vitin 2024 ende i pamundur -Vendi nuk ka paraqitur propozimet e saj në Komisionin Evropian
Planet e Gjermanisë për të legalizuar konsumin e kanabisit në vitin 2024 duken gjithnjë e më të pamundura pasi ajo ende nuk ka paraqitur propozimet e saj në......

Rishikimi i buxhetit 2022 - Ibrahimaj: Ndihmuam 1 milionë shqiptarë me paketën prej rreth 8 miliardë lekësh
Kuvendi i Shqipërisë miratoi në seancë plenare Aktin Normativ të rishikimit të fundit të buxhetit të vitit 2022. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina......