Europa Postuar më 27 Janar 2023, 12:06

BE synon tavanin prej 100 dollarësh/fuçi për produktet premium ruse të naftës

Nga SCAN TV
BE synon tavanin prej 100 dollarësh/fuçi për produktet premium

Komisioni Evropian po propozon që BE-ja të vendosë një kufi çmimi prej 100 dollarë për fuçi për produktet premium të naftës ruse thanë zyrtarët e Bashkimit Evropian.

Propozimi iu dërgua të enjten qeverive të BE-së dhe do të diskutohet nga përfaqësuesit kombëtarë në një takim në Bruksel.

Qëllimi është të arrihet një marrëveshje në nivel të BE-së përpara se kufiri i çmimit për produktet e importuara të naftës ruse të hyjë në fuqi më 5 shkurt, në përputhje me një vendim të marrë nga vendet e G7.

Kufiri i çmimit për produktet ruse të naftës vjen pas një kufiri prej 60 dollarësh për fuçi të vendosur ndaj naftës së papërpunuar ruse në dhjetor, ndërsa vendet e G7 dhe 27-vendet e BE-së në tërësi kërkojnë të kufizojnë të ardhurat e Rusisë nga eksportet e saj të naftës pa ndërprerë furnizimin botëror.

Kufiri i çmimeve të vendosura nga G7, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Japonia, Britania, Italia, Franca, Gjermania  dhe BE-ja do të frenojnë aftësinë e Moskës për të financuar luftën e saj në Ukrainë.

Të dy kufizimet e çmimeve funksionojnë duke ndaluar kompanitë perëndimore të sigurimeve dhe transportit që të sigurojnë ose transportojnë ngarkesa të naftës së papërpunuar dhe produkteve të naftës ruse, përveç nëse ato janë blerë me ose nën kufirin e caktuar të çmimit.

Kufiri prej 60 dollarësh për fuçi për naftën e papërpunuar është tani për shqyrtim pasi çmimi i tregut ka qenë pak nën kufirin.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat