Europa Postuar më 27 Janar 2023, 10:08

Bursat mbështetet nga ekonomia e SHBA - Zgjerohet me 2.9% në tremujorin e fundit të vitit 2022

Nga SCAN TV
Bursat mbështetet nga ekonomia e SHBA - Zgjerohet me 2.9% në

Tregjet europiane janë hapur në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, për shkak të të dhënave pozitive mbi ekonominë amerikane, e cila u rrit me 2.9% në tremujorin e fundit të vitit 2022. Investitorët po tregtohen të kujdesshëm, sepse janë në pritje të takimeve të bankave qendrore, javën e ardhshme, dhe të fitimeve tremujore të korporatave.

Gjithashtu, gjatë ditës së sotme do të publikohen edhe të dhënat mbi inflacionin në SHBA, të ardhurat personale dhe shpenzimet konsumatore, të cilat do të japin një panoramë më të qartë mbi gjendjen e ekonomisë më të madhe në botë.

Më herët gjatë kësaj jave, të dhënat e publikuara në Eurozonë treguan një përmirësim të gjendjes së biznesit, të cilat kanë shtuar mundësitë që ekonomia e bllokut ta shmangë recesionin gjatë këtij viti. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka nisur ditën në rritje të lehtë me 0.2%.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat