Si skema e energjisë krijoi pabarazi mes bizneseve shqiptare - Ankesa e dy kompanive të bulmetit sjell rishikimin e ligjit

Skema e qeverisë për të nxjerrë në treg të lirë të furnizimit të energjisë bizneset, po krijon pabarazi në konkurrencën mes tyre. Problematika është konstatuar nga dy prej kompanive të mëdha që operojnë në në tregun e grumbullimit dhe përpunimit të qumështit, që janë të lidhura në nivel tensioni 35 kv.
Dy kompanitë kanë dalë tashmë në tregun e lirë të energjisë duke siguruar energjinë e nevojshme nga furnizues të licencuar të energjisë elektrike por ato pretendojnë se ligji po i vendos në kushte të pabarabarta me kompanitë konkurente, për shkak të asaj që parashikohet në ligj.
Dy kompanitë janë ankuar tek Autoriteti i Konkurrencës me argumentin se në tregun energjetik jo të gjithë pjesëmarrësit e tregut i nënshtrohen të njëjta parimeve të përgjithshme.
Pavarësisht parashikimeve të ligjit për sektorin e energjisë elektrike për daljen gradualisht në treg të lirë, aktualisht vetëm klientët e lidhur në nivel tensioni 35 kv vazhdojnë të furnizohen me energji elektrike nga furnizues në tregun e lirë, me çmim të parregulluar dhe për rrjedhojë me të lartë, ndërsa konkurrentët të cilët janë të lidhur në nivel tensioni 10 kv dhe 20 kv, faturohen me çmim më të ulët pasi përfitojnë prej shërbimit universal të furnizimit me energji elektrike me çmime të reduktuara.
Në tregun e grumbullimit dhe përpunimit të qumështit, janë rreth 60 operatorë të cilët furnizohen tek Furnizuesi i Shërbimit Universal SHA, me çmim më të ulët energjie sesa dy kompanitë që janë ankuar të cilat e blejnë atë në treg të lirë.
Për rrjedhojë, sipas kompanive, kostot e tyre rezultojnë të jenë më të larta për produktin fundor, e si rrjedhojë çmimi për produktin është më i lartë, duke mos pasur kështu mundësi për të konkurruar me operatorët e tjerë.
Në ligjin e vitit 2015 për energjinë elektrike, që përcaktoi këtë skemë të re ku bizneset duhet ta blejnë vetë energjinë elektrike në treg dhe jo te operatorët publikë, parashikohet se klienti që del për herë të parë në treg të liberalizuar, është i detyruar të lidhë një kontratë furnizimi me një furnizues të ri, brenda 2 viteve nga fillimi i kontratës së furnizimit nga furnizuesi i mundësisë së fundit. Ky afat, sipas nenit 6 të ligjit për energjinë elektrike, nuk fillon nga momenti i plotësimit të kushteve të tregut nga OSHEE, por fillon nga dalja e subjektit në treg të liberalizuar.
Në këtë mënyrë, krijohet një pabarazi në trajtimin e subjekteve sipas vjetërsisë së daljes në treg, ku për një subjekt të ri që hyn në treg do të ketë kosto më të ulëta prodhimi për 2 vitet në vijim, sesa një tjetër i cili operon prej vitesh.
Autoriteti i Konkurrencës u ka dhënë të drejtë kompanive për këtë pretendim dhe i ka sugjeruar Ministrisë së Energjisë ndryshimin e pikës 6 të nenit 85 të ligjit të vitit 2015 “Për sektorin e energjisë elektrike”, gjë që është futur në rrugën e zgjidhjes nga institucionet duke mundësuar që bizneset të blejnë energjinë me kushte të barabarta.
SCAN
Sondazh

“Qiraja për TEC-et lundrues s’ka nisur” - Mbërritën në shtator, KESH: Pagesat do të nisin pas momentit të komisionimit
Pavarësisht se kanë mbërritur në Shqipëri në muajin shtator, periudha 2-vjeçare për të cilin janë kontraktuar TEC-et lundures nuk ka nisur ende. Korporata......

Shtohen përfituesit nga skema e kontributeve shoqërore - Të papunët nga pagesa e papunësisë dhe kujdestarët e personave paraplegjik e tetraplegjik
Në listën e qytetarëve të cilët përfitojnë nga skema e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore janë përfshirë edhe 4 kategori të tjera që nuk kanë qenë më......

Rritja e çmimeve, sa i ndikoi shqiptarët në blerjen e makinave? - Analiza e shifrave/ krahasimi ndër vite, tendencë drejt mjeteve elektrike
Kriza e çmimeve në vendin tonë ka bërë që gjatë vitit 2022 shqiptarët të mendohen dy herë përpara se të blejnë një automjet për shkak të stepjes nga çmimet e......

Rritet interesi i spanjollëve dhe anglezëve për Shqipërinë - Rekord, 7.5 milionë të huaj hynë në 2022. Arsyeja, pushimet dhe vizitat tek të afërmit
Spanjollët dhe anglezët kanë qenë shtetasit më të shumtë që vizituan Shqipërinë në 2022. Rreth 7.5 milionë qytetarë të huaj preferuan Shqipërinë duke shënuar......

Irlanda synon ndalimin e reklamave për Cryptot - Banka Qendrore, apel parlamentit: Mbroni të rinjtë!
Guvernatori i bankës qendrore të Irlandës i kërki parlamentit të vendit që të ndalojë reklamimin e aseteve të kriptove që synojnë të rinjtë, duke e krahasuar......

Udhëtarët e karburanteve! - Hungarezët kalojnë kufirin me Sllovakinë dhe Rumaninë për të kursyer para’
Në Sllovaki inflacioni është në nivelin 15.4% ndërsa në Hungari ka prekur 24.5%. Një diferencë prej 10 pikësh pothuajse, e cila në zonat kufitare ka bërë që......

Eurostar braktiset nga pasagjerët - Qindra vende bosh në itinerarin Londër - Paris
Qindra vende në trenat e Eurostar midis Londrës dhe Parisit janë duke u boshatisur për shkak të Brexit dhe mungesës së stafit. Shefja ekzekutive e kompanisë,......

Sa bono e obligacione do emetohen në 2023? - Zbardhet kalendari 380 miliardë lekë letra me vlerë në total, pjesa dërrmuese 12-mujore. Shkurti, muaji më intensiv
Qeveria ka planifikuar të marrë rreth 380 miliardë lekë borxh në tregun e brendshëm në formën e bonove të thesarit e obligacioneve për vitin 2023. Por cilat do......