Europa Postuar më 26 Janar 2023, 13:51

Irlanda synon ndalimin e reklamave për Cryptot - Banka Qendrore, apel parlamentit: Mbroni të rinjtë!

Nga SCAN TV
Irlanda synon ndalimin e reklamave për Cryptot - Banka Qendrore, apel

Guvernatori i bankës qendrore të Irlandës i kërki parlamentit të vendit që të ndalojë reklamimin e aseteve të kriptove që synojnë të rinjtë, duke e krahasuar kripto-n me një skemë Ponzi, që nuk lidhet me asnjë aktiv themelor.

Një kritik prej kohësh i aseteve kripto, Gabriel Makhlouf tha se në një kohë që ato paraqesin rrezik minimal për stabilitetin financiar për momentin, rregullatori irlandez ishte shumë i shqetësuar për ndikimin tek klientët me pakicë. Sipas tij ka një numër të konsiderueshëm të rinjsh që kanë investuar paratë e tyre në kripto dhe ka një nivel të pakëndshëm reklamimi që synon atë grup.

Ai theksoi se Crypto pa mbështetje është në thelb një skemë Ponzi. Njerëzit që investojnë paratë e tyre në kripto të pambështetura - dhe shumica e stokut të konsiderueshëm të kriptove atje janë të pambështetura - në thelb janë duke luajtur bixhoz.

Makhlouf, një anëtar i këshillit drejtues të Bankës Qendrore Evropiane, tha se rregulloret e miratuara së fundmi të BE-së do të ofrojnë "parmakë mbrojtës" shumë të nevojshëm për monedhat e qëndrueshme - një lloj kriptosh i krijuar për të mbajtur një vlerë të qëndrueshme - por që ka të ngjarë të nevojiten më shumë rregulla në të ardhmen.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat