Rënia e tregtisë BE-Rusi pas sanksioneve - Eurostat: Rezultatet e kufizimeve në importe dhe eksporte, janë të dukshme

Një rënie e ndjeshme e vëllimit të tregtisë ndërmjet BE-së dhe Rusisë është shënuar që nga fillimi i luftës në Ukrainë e deri më sot, sipas shifrave të publikuara nga Eurostat.
Efektet e kufizimeve të vendosura nga Bashkimi Eropian në importet dhe eksportet e shumë produkteve nga Rusia janë bërë veçanërisht të dukshme muajt e fundit. Eurostta thekson se duke marrë parasysh vlerat e rregulluara sezonalisht, si eksportet ashtu edhe importet ranë ndjeshëm nën nivelet përpara pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
Në veçanti, pjesa e Rusisë në importet jashtë BE-së ra nga 6.4% në 3.8% midis shkurtit 2022 dhe shtatorit 2022. Në të njëjtën periudhë, eksportet e BE-së në Rusi ranë nga 2.3% në 1.1%. Deficiti tregtar i BE-së me Rusinë arriti kulmin në mars 2022 në 19.6 miliardë euro. Më pas u ul gradualisht dhe në shtator 2022 ishte 9.7 miliardë euro.
Për sa i përket peshës së Rusisë në importet jashtë BE-së për gjashtë produkte kryesore, ka pasur një rënie të madhe të qymyrit, gazit natyror, naftës, plehrave dhe hekurit e çelikut, ndërsa ka pasur një rritje të vogël në nikel. Ndërmjet vitit 2021 dhe tremujorit të tretë të 2022, rëniet më të mëdha u regjistruan në importet e qymyrit, gazit natyror, plehrave dhe hekurit e çelikut.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

12 mijë azilantë shqiptarë në 11 muaj - Në vitin 2022, rreth 18% më shumë kërkesa për azil
Nëntori ka ulur numrin e aplikimeve për azil tregojnë të dhënat nga “Agjencia për Azil e Bashkimit Europian” (EUAA), por pavarësisht kësaj numri i tyre......

Bordi i Transparencës – Çmimi naftës dhe benzinës me një rënie të lehtë në vend
Bordi i Transparencës ka publikuar vendimet e reja në lidhje me çmimet e naftës, gazit dhe benzinës në vend të cilat sipas njoftimit janë si rezultat i uljes......

BE në diskutim kufizimet e vizave – Kërkon të riatdhesoj më shumë azilkërkues në vendin e origjinës
Ministrat e migracionit të Bashkimit Evropian do të takohen për të diskutuar kufizimet e vizave dhe koordinimin më të mirë brenda bllokut për të qenë në......

Provimet e Maturës Shtetërorë – Dalin datat për vitin 2023
Në Fletoren Zyrtare janë publikuar datat për provimet e maturës të cilat do të zhvillohen gjatë vitit 2023. Referuar njoftimit, datat për provimet e Maturës......

3.6 billion ALL in 3 years for students with disabilities - KLSH: Prepared strategies do not meet the necessary conditions
Incomplete strategies and the lack of services, especially in the peripheral areas, are some of the problems pointed out by the state's KLSH in terms of the......

Shqipëria për herë të parë me Regjistër Shtetëror të Revistave Shkencore – Kushi: Një nivel i ri përsa i përket transparencës dhe cilësisë së kërkimit
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar nga Ministrja e Arsimit, Evis Kushi është bërë me dije se vendi jonë do të ketë për herë të parë Regjistrin Shtetëror të......

Having a job in 4 months! Harasani: ILO, a program for decent work. Businesses are raising wages
Every young person who is not in the labor market will receive a job offer or a training opportunity within 4 months. Soon, the Ministry of Finance will......

The report: "98% of students have not been awarded scholarships"! Funding has been delayed for three years due to procedures
Students of Tirana's universities have been waiting for scholarships for more than three years. The scholarships offered are those of students whose families......