Shqipëria Postuar më 26 Janar 2023, 10:50

Shqipëria për herë të parë me Regjistër Shtetëror të Revistave Shkencore – Kushi: Një nivel i ri përsa i përket transparencës dhe cilësisë së kërkimit

Nga SCAN TV
Shqipëria për herë të parë me Regjistër

Nëpërmjet një njoftimi të publikuar nga Ministrja e Arsimit, Evis Kushi është bërë me dije se vendi jonë do të ketë për herë të parë Regjistrin Shtetëror të Revistave Shkencore të botuara në Shqipëri.

Kushi njofton se është hartuar rregullorja ku përcaktohen procedurat dhe kriteret për përfshirjen e revistave shkencore në këtë regjistër, i cili ndihmon në strukturimin e kërkimit shkencor në fushën e publikimeve, duke e ngritur Shqipërinë në një nivel të ri përsa i përket transparencës, cilësisë së kërkimit shkencor, si dhe forcimit të ndërkombëtarizimit.

Kjo rregullore ka për objekt krijimin e regjistrit shtetëror për revistat shkencore të botuara në Republikën e Shqipërisë, si dhe përcaktimin e procedurave për përfshirjen e revistave përkatëse në këtë regjistër.

Regjistri do të administrohet nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit, në formatin e shkruar dhe elektronik.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat