AMF: Numri i dëmeve pezull në sigurime në fund të vitit 2022 rezulton në nivelin më të ulët historik
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare deklaron se numri i dëmeve pezull në tregun e sigurimeve të Jo-jetës, në raport me numrin e dëmeve të trajtuara nga shoqëritë e sigurimeve rezulton të jetë në nivelin më të ulët historik në fund të vitit 2022.
Në një analizim të të dhënave, rezulton se në fund të vitit 2022 vetëm 13.4% e numrit total të dëmeve të trajtuara, janë ende pezull (në proces vlerësimi/trajtimi, të miratuara por ende të papaguara ose në proces gjyqësor).
Referuar të dhënave, nga viti 2010-2016, raporti është luhatur në shifrat 24%-28%, ndërsa në vitin 2017 ka pësuar ulje, për t’u rritur në vitin 2019 në masën 21.2%, ndikuar kryesisht edhe nga efekti i dëmeve të dy ngjarjeve të tërmetit. Nga viti 2019 trendi ka vijuar në rënie, duke arritur në 13.4% në fund të vitit 2022. Ndikim në uljen e praktikave të dëmeve pezull kanë patur inspektimet vijuese të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, në të gjitha shoqëritë e sigurimit të Jo-Jetës, me fokus kryesisht dëmet, trajtimin dhe pagesën e tyre brenda afateve të përcaktuara edhe në ligjin e ri për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit.
Kjo është reflektuar direkt edhe në uljen me rreth 20% të numrit të praktikave të dëme pezull, nga 10,745 në fund të vitit 2021, në 8607 në fund të vitit 2022.
E njëjta tendencë konstatohet edhe sa i përket sigurimit TPL (sigurimit të detyrueshëm të përgjegjësive ndaj palëve të treta), segmenti më i madh i tregut të sigurimeve. Referuar të dhënave, në fund të vitit 2022, numri i dëmeve pezull kundrejt dëmeve të trajtuara për sigurimin TPL rezulton të jetë 22.4%, shifra më e ulët që nga viti 2010, kur janë analizuar të dhënat. Numri i dëmeve pezull në raport me dëmet e trajtuara nga shoqëritë e sigurimit vlerësohet si një tregues kyç përsa i përket gadishmërisë, efikasitetit dhe korrektësisë për t’iu përgjigjur në kohë dhe pa vonesa të siguruarve për pagesën e dëmeve për çdo ngjarje sigurimi.
SCAN

Nafta, e qëndrueshme pranë 86 USD - Rezervat e naftës në SHBA, rritje më të vogël se parashikimet
Nafta po tregtohet e qëndrueshme edhe në sesionin e sotëm, pasi të dhënat e publikuara në SHBA treguan një rritje të rezervave në SHBA, por në masë më të vogël......

Euro ngjitet sërish pranë 1.09 USD - Mbështetet nga përmirësimi i aktivitetit të biznesit në Eurozonë
Euro është forcuar edhe gjatë ditës së sotme, përballë dollarit amerikan, pasi të dhënat mbi aktivitetin e biznesit në Eurozonë treguan një rikthim surprizë......

Bursat europiane zgjerojnë fitimet - Mbështeten nga rritja e aktivitetit të biznesit në Eurozonë
Bursat europiane po qëndrojnë në rritje në sesionin e sotëm, për shkak të të dhënave pozitive mbi ekonominë e Eurozonës. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka......

A po fillon Inteligjenca artificiale revolucionin më të madh teknologjik që nga iPhone?
Roli që do të luajë inteligjenca artificiale (AI) në të ardhmen e njerëzimit është kaq "i pabesueshëm" masiv sa që edhe njeriu që drejton atë që është......

“98% të studentëve nuk u janë shpërndarë bursat” - Raporti/ prej 3 vitesh vonesa në alokimin e fondeve për shkak të procedurave
Prej më shumë se 3 vitesh studentët e universiteteve të Tiranës vuajnë vonesat në përfitimin e bursave. Bursat që ju ofrohen studentëve janë ato sociale......

Strategji e re për administratën publike, 2023-2030 – Koçiu: Puna e bërë nga DAP, fushë prioritare për procesin e integrimit në BE
Nënkomisioni për Administratën Publike në një mbledhje të mbajtur, ka zhvilluar një dëgjesë me Drejtoreshën e Përgjithshme të Departamentit të Administratës......

Janë 10 herë më të lira se litiumi - Form Energy krijon bateritë me hekur-ajër dhe nisin prodhoimin nga viti 2024
Bateritë me hekur-ajër u zhvilluan nga Form Energy, një startup i krijuar nga Instituti prestigjioz i Teknologjisë në Massachusetts (MIT). Bateritë e Form......

Bill Gates 'shumë optimist' për të ardhmen: 'Më mirë të lindësh 20 vjet nga tani se çdo herë në të kaluarën'
Bill Gates shpenzon shumë nga koha e tij duke dhënë alarmin mbi kërcënimet ekzistenciale globale, si ndryshimet klimatike dhe pandemitë e......