Strategji e re për administratën publike, 2023-2030 – Koçiu: Puna e bërë nga DAP, fushë prioritare për procesin e integrimit në BE

Nënkomisioni për Administratën Publike në një mbledhje të mbajtur, ka zhvilluar një dëgjesë me Drejtoreshën e Përgjithshme të Departamentit të Administratës Publike, Albana Koçiu e cila ka folur në lidhje me konstatimet dhe rekomandimet e lëna në progres-raportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë për vitin 2022 lidhur me shërbimin civil.
Koçiu bëri një prezantim të punës së bërë nga DAP për reformimin e administratës publike, si një fushë prioritare, për procesin e integrimit në BE.
“Parimet e administratës publike në të 6 fushat kryesore në të cilat mbështetet diskutimi, kanë të bëjnë thelbësisht me kornizën strategjike të reformës së administratës publike; zhvillimin dhe koordinimin e politikave; shërbimin civil dhe menaxhimin e burimeve njerëzore; llogaridhënien; ofrimin e shërbimeve publike dhe menaxhimin e financave publike. Këto janë 6 parimet kryesore mbi të cilat ne vlerësohemi nga KE për përgatitjet që administrata publike ka në kontekstin e anëtarësimit”, sqaroi Koçiu, duke shtuar se, që prej shtatorit të vitit të kaluar DAP ka zhvilluar një sërë takimesh me përfaqësuesit e BE për shpjegimin e të gjithë procesit dhe mënyrës se si vendi do të vlerësohet në këtë aspekt, arritjet, sfidat dhe objektivat.
Koçiu u shpreh se, DAP është në pritje të një raporti vlerësues të të gjithë procesit të deritanishëm, në mënyrë që më pas të draftohet një udhërrëfyes mbi punën dhe angazhimet që duhen ndërmarrë, në kuadër të reformimit të administratës publike.
Drejtuesja e DAP theksoi se po punohet edhe për strategjinë e re të administratës publike 2023-2030, për të cilin po bashkëpunohet me SIGMA-n, që është një instrument i rëndësishëm i KE.
Koçiu u ndal edhe tek rekomandimet e lëna nga KE, duke sqaruar masat e marra, të cilat janë vlerësuar edhe nga SIGMA, lidhur me procedurën e rekrutimit, dixhitalizimin dhe rritjen e transparencës së të gjithë procesit; rekrutimin e TND-ve, iniciativat për reformën e skemës së pagave, përshkrimet e vendeve të punës, vlerësimin e performancës, etj.
SCAN
Sondazh

Janë 10 herë më të lira se litiumi - Form Energy krijon bateritë me hekur-ajër dhe nisin prodhoimin nga viti 2024
Bateritë me hekur-ajër u zhvilluan nga Form Energy, një startup i krijuar nga Instituti prestigjioz i Teknologjisë në Massachusetts (MIT). Bateritë e Form......

Bill Gates 'shumë optimist' për të ardhmen: 'Më mirë të lindësh 20 vjet nga tani se çdo herë në të kaluarën'
Bill Gates shpenzon shumë nga koha e tij duke dhënë alarmin mbi kërcënimet ekzistenciale globale, si ndryshimet klimatike dhe pandemitë e......

Si uljet e çmimeve të Teslës mund të nxisin një luftë çmimesh për makinat elektrike
Automjetet Tesla në SHBA po shohin ulje të konsiderueshme çmimesh dhe kjo po rezulton të jetë një thikë me dy tehe për prodhuesin e makinave elektrike dhe......

Greva anulon fluturimet në aeroportin e Berlinit - Kërkesa kryesore, rritja e pagës me 500 euro dhe kontrata 12-mujore
Rreth 300 fluturime të pasagjerëve në aeroportin e Brandenburgut të Berlinit që ishin planifikuar për të mërkurën janë anuluar, ose janë riplanifikuar për......

2025, vit “i zi” për borxhin publik, rifinancim Eurobondi e kredi private / Për 9-mujorin 2022 interesat 300 milion dollarë, Qeveria gati transaksion menaxhimi e emetim të ri
Rritja e normave të interesave po vënë në alarm Qeverinë lidhur me kostot e shërbimit të borxhit. Sa për të sjellë një shembull, për 9 mujat e parë të vitit......

Italia dhe Kosova, "kokë më kokë" për eksportet shqiptare - "Fqinjët" parakalojnë lehtë "vëllezërit" në 2022. Fasonët mbeten kartolina e "Made in Albania"
Sipas të dhënave të "Institutit të Statistikave", për vitin 2022, Turqia ishte partneri kryesor i importit në vendin tonë duke kaluar Italinë e cila gjatë......

Eksportet gjermane në Rusi, nivel të ulët rekord - Konfirmohet situata më negative në 20 vitet e fundit
Eksportet gjermane në Rusi shënuan një rënie të konsiderueshme vitin e kaluar, në nivele që nuk ishin parë që nga viti 2003, pasi sanksionet kundër Moskës për......

Më shumë amerikanë zgjedhin Greqinë - Turistët dhe të ardhurat rriten me 10% këtë vit
Gjatë vitit 2023 vizitorët nga Amerika e Veriut në Greqi pritet të tejkalojnë 1 milion mbërritjet e vitit të kaluar, me arkëtimet që kalojnë gjithashtu 1......