Janë 10 herë më të lira se litiumi - Form Energy krijon bateritë me hekur-ajër dhe nisin prodhoimin nga viti 2024

Bateritë me hekur-ajër u zhvilluan nga Form Energy, një startup i krijuar nga Instituti prestigjioz i Teknologjisë në Massachusetts (MIT).
Bateritë e Form Energy, sipas mediave amerikane, janë dhjetë herë më të lira se bateritë e litiumit dhe përdorin hekur, i cili është i bollshëm në të gjithë botën. Në të njëjtën kohë, bateritë hekur-ajër mund të zgjasin më shumë se bateritë e litiumit dhe janë gjithashtu më të sigurta, pasi nuk janë shumë të ndezshme.
E vetmja pengesë e vërejtur deri më tani është se këto bateri janë të ngadalta për t'u ngarkuar ose shkarkuar, duke i bërë ato një opsion më pak të zbatueshëm se litiumi në laptopë ose smartfonë, për shembull. Nga ana tjetër, ato janë një zgjidhje e shkëlqyer për ruajtjen e energjisë në nivelin e rrjetit kombëtar, pasi ato mund të sigurojnë 100 orë kohëzgjatje të ruajtjes së energjisë, shumë më gjatë se bateritë e litiumit, të cilat zgjasin deri në gjashtë orë. Në këtë mënyrë, ato mund të lehtësojnë integrimin e parqeve diellore në shkallë të gjerë dhe fermave me erë.
Këto bateri nuk janë perfekte, por prodhimi i tyre, njëlloj si prodhimi i baterive prej alumini-squfuri, vanadiumi, ose bateritë me jon natriumi, është shumë më pak i dëmshëm për mjedisin sesa prodhimi i baterive të litiumit. Gjithashtu, ulja e kërkesës për litium do të lehtësonte presionin mbi zinxhirin e furnizimit, dhe ndoshta edhe vende të tëra, si Serbia dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, për të miratuar projektet e nxjerrjes së litiumit pavarësisht nga dëmtimi i dukshëm mjedisor.
Form Energy zgjodhi së fundmi një vend për fabrikën e saj të parë, në Virxhinia Perëndimore, dhe njoftoi se punimet do të fillojnë këtë vit. Investimi vlerësohet në 760 milionë dollarë, ku shteti ka caktuar një paketë stimulimi financiar me vlerë deri në 290 milionë dollarë për të bindur Form Energy të zgjedhë vendin.
Autoriteti i Zhvillimit Ekonomik të Virxhinias Perëndimore ka ndarë tashmë 75 milionë USD për blerjen e tokës dhe ndërtimin e fabrikës.
Më parë, investitorët privatë e kishin njohur projektin si premtues. Në tetor 2022, Form Energy mblodhi 450 milionë dollarë, duke e rritur buxhetin e saj në 800 milionë dollarë.
Investitorët përfshijnë Breakthrough Energy Ventures të Bill Gates dhe gjigantin e çelikut ArcelorMittal.
Si funksionojnë bateritë hekur-ajër
Impianti pilot i Form Energy, me një kapacitet 1 MW/150 MWh, do të vihet në funksion këtë vit në bashkëpunim me prodhuesin e energjisë Great River Energy, ndërsa bisedimet janë duke u zhvilluar me Georgia Power për një bateri 15 MW/1,500 MWh.
Një bateri hekur-ajër, sipas mediave amerikane, është sa madhësia e një lavatriçeje ose e një pjatalarëse dhe përmban 50 qeliza të rrethuara nga një elektrolit. Ngarkimi dhe shkarkimi bazohet në ndryshkjen.
Kur shkarkon ose jep energji, një bateri përdor oksigjen nga ajri për ta kthyer hekurin në oksid hekuri (ndryshk), ndërsa një proces i kundërt përdoret kur bateria është duke u ngarkuar (ndryshku kthehet në hekur, me çlirimin e oksigjenit).
SCAN
Sondazh

Bill Gates 'shumë optimist' për të ardhmen: 'Më mirë të lindësh 20 vjet nga tani se çdo herë në të kaluarën'
Bill Gates shpenzon shumë nga koha e tij duke dhënë alarmin mbi kërcënimet ekzistenciale globale, si ndryshimet klimatike dhe pandemitë e......

Si uljet e çmimeve të Teslës mund të nxisin një luftë çmimesh për makinat elektrike
Automjetet Tesla në SHBA po shohin ulje të konsiderueshme çmimesh dhe kjo po rezulton të jetë një thikë me dy tehe për prodhuesin e makinave elektrike dhe......

Greva anulon fluturimet në aeroportin e Berlinit - Kërkesa kryesore, rritja e pagës me 500 euro dhe kontrata 12-mujore
Rreth 300 fluturime të pasagjerëve në aeroportin e Brandenburgut të Berlinit që ishin planifikuar për të mërkurën janë anuluar, ose janë riplanifikuar për......

2025, vit “i zi” për borxhin publik, rifinancim Eurobondi e kredi private / Për 9-mujorin 2022 interesat 300 milion dollarë, Qeveria gati transaksion menaxhimi e emetim të ri
Rritja e normave të interesave po vënë në alarm Qeverinë lidhur me kostot e shërbimit të borxhit. Sa për të sjellë një shembull, për 9 mujat e parë të vitit......

Italia dhe Kosova, "kokë më kokë" për eksportet shqiptare - "Fqinjët" parakalojnë lehtë "vëllezërit" në 2022. Fasonët mbeten kartolina e "Made in Albania"
Sipas të dhënave të "Institutit të Statistikave", për vitin 2022, Turqia ishte partneri kryesor i importit në vendin tonë duke kaluar Italinë e cila gjatë......

Eksportet gjermane në Rusi, nivel të ulët rekord - Konfirmohet situata më negative në 20 vitet e fundit
Eksportet gjermane në Rusi shënuan një rënie të konsiderueshme vitin e kaluar, në nivele që nuk ishin parë që nga viti 2003, pasi sanksionet kundër Moskës për......

Më shumë amerikanë zgjedhin Greqinë - Turistët dhe të ardhurat rriten me 10% këtë vit
Gjatë vitit 2023 vizitorët nga Amerika e Veriut në Greqi pritet të tejkalojnë 1 milion mbërritjet e vitit të kaluar, me arkëtimet që kalojnë gjithashtu 1......

Italianët mbeten pa naftë dhe benzinë - Pikat e shitjes me pakice të karburantit nisin grevën 48 orëshe
Nuk shërbeu për asgjë përpjekja e fundit e ndërmjetësimit të Ministrisë së Sipërmarrjes në Itali, pasi pikat e karburantit në vend kanë nisur grevën 48 orëshe......