Italianët mbeten pa naftë dhe benzinë - Pikat e shitjes me pakice të karburantit nisin grevën 48 orëshe

Nuk shërbeu për asgjë përpjekja e fundit e ndërmjetësimit të Ministrisë së Sipërmarrjes në Itali, pasi pikat e karburantit në vend kanë nisur grevën 48 orëshe deri në 26 janar.
Menaxherët e tyre kundërshtojnë dekretin e qeverisë së kryeministres Meloni që parashikon detyrimin për pikat e karburantit që të ekspozojnë cmimin mesatar kombëtar të benzinës dhe gazit pranë çdo pike shitjeje. Sipas shoqatave të këtij sektori, bëhet fjalë për një fushatë poshtëruese e cila synon tërheqjen e vëmendjes nga masat jo efikase të ndërmarra nga qeveria. Kjo e fundit këmbëngul se me publikimin e cmimeve, objektivi i qartë i ekzekutivit është ndalimi i rritjeve spekuluese, si dhe vendosjen e gjobave për ata që nuk e zbatojnë.
Por sipas menaxherëve, rritja e cmimeve të karburanteve lidhen me eliminimin e zbritjes së akcizës që ishte vendosur nga qeveria e kryeministrit Mario Draghi. Greva përfshin 70% të 22 mijë pikave të karburantit që ushtrojnë aktivitetin e tyre në të gjithë Italinë.
Por cfarë parashikon ligji për grevën e karburanteve.
Në sektorin e karburanteve, rregullorja e grevës parashikon se gjatë kësaj kohe një numër pikash karburanti duhet të “mbahen në shërbim të paktën 50% e objekteve të hapura në ditë festash sipas turneve të planifikuara". Lista e pikave të hapura të karburanteve është në duart e prefekturave të ndryshme që mund të vendosin ta bëjnë publike. Sistemet plotësisht të automatizuara priren të mbeten të hapura. Nga ana tjetër, sipas ligjit një pikë karburanti duhet të qëndrojë e hapur çdo 100 kilometra.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

16 miliardë dollarë vetëm në vitin 2022- Ken Griffin realizoi fitime rekord për “Citadel”. Theu rekordin e John Paulson të vitit 2007
“Citadel Group” i Ken Griffin theu çdo rekord të mëparshëm për fitimet e fondeve të përbashkëta vitin e kaluar. Konkretisht, ai fitoi 16 miliardë dollarë......

Administrata publike të mos përdoret politikisht - Gati projektligji, nëpunësit civilë të mos publikojnë mesazhe me përmbajtje politike
Në vitet e fundit është vërejtur një problematikë që lidhet me përdorimin e rrjeteve sociale, ku nëpunësit civilë detyrohen të publikojnë, pëlqejnë,......

Si do të përzgjidhen dhe monitorohen koncesionet? - Nis puna për VKM-në e re, “shtrëngohen” kushtet financiare për kompanitë
Akuzat e herëpashershme kundrejt qeverisë lidhur me shpërdorimin e pasurive publike përmes dhënies së tyre me koncesion, të përkthyera në shërbime të cunguara......

“Të hiqet “toka shtetërore”, atavizëm i komunizmit” - Çollaku: shteti nuk merr prona me vkm, por në bazë të ligjit
Ndaj njoftimit të drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame, për daljen e një VKM që do të saktësojë procedurat për kryerjen e......

Një vend pune brenda 4 muajsh! - Harasani: ILO, program për punë të denjë. Bizneset po rrisin pagat
Çdo i ri i cili nuk është në tregun e punës, do të marrë një ofertë pune apo një mundësi trajnimi brenda 4 muajsh. Së shpejti, Ministria e Financave do të......

Kërkohen kujdestarë qensh në New York - Paga vjetore është 100 mijë dollarë!
Deri në 100 mijë dollarë në vit për të shëtitur qenin e dikujt tjetër. Ndodh në New York ku pas numrit të lartë të adoptimeve të qenve gjatë pandemisë së......

Cili vend ka popullsinë më të vjetër? – 17 nga 20 shtete ndodhen në Europë
Rënia e lindjeve, rritja e shkallës së divorcit dhe rritja e jetëgjatësisë janë ndër shumë faktorë që ndryshojnë demografinë në mbarë botën. Në të vërtetë,......

2023: Çfarë mund të ndodhi më pas për tregjet e naftës, arit dhe valutës?
Presione të rëndësishme inflacioniste u ushtruan në ekonomitë e Mbretërisë së Bashkuar, evropiane dhe amerikane në vitin 2022. Reuters Plus foli me......