Bota Postuar më 25 Janar 2023, 13:30

Kërkohen kujdestarë qensh në New York - Paga vjetore është 100 mijë dollarë!

Nga SCAN TV
Kërkohen kujdestarë qensh në New York - Paga vjetore

Deri në 100 mijë dollarë në vit për të shëtitur qenin e dikujt tjetër. Ndodh në New York ku pas numrit të lartë të adoptimeve të qenve gjatë pandemisë së Covid, profesioni i kujdestarëve të qenve është bërë shumë i kërkuar. Mesatarisht në Manhattan një shëtitje prej 30 minutash i kushtonte pronarit të qenit 14 dollarë, ndërsa sipas New York Times aktualisht kushton 35 dollarë.

Profesioni i kujdestarit të qenve ka një orar fleksibël të cilin shpesh e zgjedhin studentët e universiterit për të pasur munësi të paguajnë shkollën dhe qeranë. Por gjithashtu është një punë që zgjidhet dhe nga aktorë, muzikantë, shkrimtarë dhe pensionistë madje.

Sipas shoqatës jo fitimprurëse, Shoqata Amerikane për parandalimin e krimeve ndaj kafshëve, më shumë se 23 milion familje amerikane kanë blerë ose adoptuar një kafshë shtëpiake gjatë periudhës së pandemisë.

Me rikthimin në normalitet dhe punës në zyrë, pas përfundumit të kufizimeve, dikush duhet të shëtisë këto kafshë. Për këtë arsye ajo që dikur konsiderohej si një punë plotësuese për koston e jetesës, tashmë është kthyer në një profesion të mirëfilltë.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat