Nafta Brent humb rreth 2 dollarë - Investitorët, të shqetësuar për ngadalësimin e kërkesës në SHBA

Nafta po tregtohet e qëndrueshme në sesionin e sotëm europian, por gjatë sesionit të kaluar amerikan humbi rreth 2.3% të vlerës, për shkak të shqetësimeve për ngadalësimin e kërkesës në ekonominë më të madhe në botë. Megjithatë, humbjet u kufizuan nga shpresat se kërkesa do të rimëkëmbet ndjeshëm në Kinë, pas vendimit të autoriteteve për të lehtësuar masat kundër Covid-19 për herë të parë që kur filloi pandemia.
Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 86 dollarë për fuçi, ndërsa në sesionin e kaluar ra me rreth 2 dollarë. Nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 80 dollarë për fuçi, pas rënies me rreth 1.8% në sesionin e kaluar.
Shqetësimet që kanë të bëjnë me ekonominë amerikane u konfirmuan nga të dhënat mbi rezervat e naftës në SHBA, që treguan një rritje më të madhe se parashikimet e analistëve, gjatë javës së kaluar. Sipas të dhënave të Institutit Amerikan të Naftës rezervat e naftës bruto u rritën me 3.4 milionë fuçi, gjatë javës që u mbyll më 20 janar. Analistët parashikonin një rritje me rreth 1 milionë fuçi. Megjithatë, analistët po presin të dhënat zyrtare që publikohen më vonë gjatë ditës së sotme nga Administrata për Informimin mbi Energjinë.
SCAN
Sondazh

Aktiviteti i biznesit mbështet euron - Shërbimet dhe manifakturë rriten për herë të parë që nga shtatori
Euro po qëndron në nivelin më të lartë në 9 muajt e fundit edhe në sesionin e sotëm, përballë dollarit amerikan, pasi të dhënat e publikuara në Eurozonë......

Bursat europiane, në rënie të lehtë - Investitorët po presin të dhënat mbi biznesin në Gjermani
Tregjet europiane janë hapur në rënie të lehtë në sesionin e sotëm, duke zgjeruar humbjet e një dite më parë, pavarësisht se të dhënat në Eurozonë treguan një......

Maqedonia e Veriut, një El Dorado për burimet e rinovueshme – 2022 rekord investimesh private
Komisioni Rregullativ i Energjisë dhe Shërbimeve të Ujit të Maqedonisë së Veriut (ERC) ka lëshuar vitin e kaluar licencat për prodhimin e energjisë elektrike......

Ukraina dhe Rusia, burimi i 1/3 e importeve të drithërave të BE-së / Rreth 34% e importeve vinte nga 2 vendet në 2021
Që nga fillimi i pushtimit të Rusisë në të gjithë Ukrainën në shkurt 2022, ka pasur shqetësime për një krizë globale ushqimore. Këto ishin të lidhura kryesisht......

Greva e Forcave Kufitare – Britania paralajmëron radhë të gjata në aeroporte nga 1 shkurti
Udhëtarët që hyjnë në MB më 1 shkurt mund të përballen me radhë të gjata pasi punëtorët e Forcave Kufitare hyjnë në grevë. Anëtarët e sindikatës së......

Postimi në Twitter që mund ti kushtoj miliarda – Elon Musk paditet për dy shkrime ‘mashtruese’
Elon Musk mund të humbasë miliarda ndërsa gjyqi i tij në Twitter fillon. Miliarderi i teknologjisë është paditur për dy postime që në vitin 2018, në të cilat......

Mbi 200 milionerë dhe miliarderë kërkojnë taksa më të larta për të pasurit
The Guardian raporton se mbi 200 milionerë dhe miliarderë u kanë bërë thirrje liderëve botërorë për të vendosur taksa të reja mbi pasurinë për të luftuar......

3.6 miliard lekë në 3 vite për nxënësit me aftësi të kufizuar - Dita ndërkombëtare e arsimit, KLSH: strategjitë e përgatitura nuk plotësojnë kushtet e duhura
Strategji jo të plota por dhe mungesa shërbimesh sidomos në zonat periferike janë disa nga problematikat e vëna në dukje nga KLSH i shtetit përsa i përket......