Europa Postuar më 25 Janar 2023, 10:12

Bursat europiane, në rënie të lehtë - Investitorët po presin të dhënat mbi biznesin në Gjermani

Nga SCAN TV
Bursat europiane, në rënie të lehtë - Investitorët po

Tregjet europiane janë hapur në rënie të lehtë në sesionin e sotëm, duke zgjeruar humbjet e një dite më parë, pavarësisht se të dhënat në Eurozonë treguan një rritje të aktivitetit të biznesit në sektorët e shërbimeve dhe manifakturës.

Indeksi pan-Europian STOXX 600 e ka nisur ditën në rënie me rreth 0.3%, ndërsa sektori i teknologjisë kryeson humbjet, në rënie me rreth 0.6%. Indeksi i përbërë PMI u rrit në 50.2 pikë në janar, nga 49.3 pikë që ishte në dhjetor të vitit të kaluar.

Niveli i 50 pikëve ndan zgjerimin nga kontraktimi. Gjatë ditës së sotme, investitorët do të presin edhe të dhënat e institutit IFO, në lidhje me klimën e biznesit në Gjermani për muajin janar. Edhe shumica e tregjeve aziatike publikuan fitime, ndërsa bursat e Hong Kongut dhe të Kinës po qëndrojnë të mbyllura, me rastin e Vitit të Ri Hënor. Investitorët do të jenë të fokusuar edhe te fitimet e korporatave, për tremujorin e fundit të vitit 2022.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat