1/3 e fermerëve nuk e morën naftën falas - Braçe e Tabaku: Qeveria shpërdoroi buxhetin, theu çdo disiplinë fiskale

Deputetë të opozitës dhe mazhorancës kanë akuzuar qeverinë për thyerje të disiplinës fiskale dhe shpërdorim të buxhetit, ku u dha shpërblim fundviti për disa kategori, ndërkohë që fermerët e paguan me 240 lekë çmimin e naftës për mbjelljen e grurit, pasi nuk u akorduan fonde. Sipas tyre , tashmë qeveria e ka bërë rregull që vepron me akte normative dhe nuk merr në konsideratë kërkesat e deputetëve, duke i anashkaluar ata. Shqetësimet u ngritën gjatë diskutimeve në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave të aktit të fundit normativ të qeverisë, me të cilin u akomoduan shpërblimet e fundvitit.
“Ju kam kërkuar 1/12 e asaj qe do mbetej. Sot 1/3 e bujqve nuk e morën naftën falas dhe kane paguar 2400 leke per litër. Kur ne kemi ende para pa përdorur dhe harxhuam per nje muaj 146 mld leke, kam kërkuar vetëm 1 miliarde per naftën dhe deficitet per bujqit. Te paguhen te gjithë punonjësit dhe ata prodhojnë ushqim nuk e pranoj dot. Per shpirt nuk e votoj. Ua thash ne shtator qe s’do i realizoni dot shpenzimet. Dhe pikërisht qe do ndodhte kjo erdhi dhe ky akt. Por per çfarë duhet te vije deputeti ne parlament kur se dëgjon askush. Pse nuk programon ti çosh atje ku programohen para. Kemi problem ne programim dhe mos zbatim te buxhetit”, u shpreh Erion Braçe, Deputet i PS.
“Buxheti i shtetit a pasur gjithë kohen per te akomoduar këto ndryshime, pse duhet te jepet si meshire. 50 per qind e shpenzimeve te vitit kryhet ne muajin dhjetor. Pse se miratoni tani paketën per pensionistet? pse e lidhni me zgjedhjet? Përjashtimi nga rregulli, po behet rregull?", u shpreh Jorida Tabaku, Deputete e PD.
Përgjatë vitit të kaluar qeveria e ka ndryshuar disa herë buxhetin përmes akteve normative. Dhe akti i fundit i cili u cilësuar si pakoja e madhe për shtresat në nevojë dhe punonjësit e administratës u ndërmor më datën 29 Dhjetor, për shkak edhe të mos realizimit të fondeve buxhetore.
Elisabeta Disku / SCAN
Sondazh

“Albgaz s’ka plotësuar kushtet e certifikimit” - Komuniteti i Energjisë: Të merren veprime konkrete për zhvillimin e tregut të gazit
Operatori kombëtar i sistemit të transmetimit “Albgaz” është certifikuar sipas modelit të ndarjes së pronësisë, por të gjitha kushtet e vendosura në vendimin e......

Tenderi për pikat e zeza në rrugë - Rrezik aksidenti, ARRSH shpall kompanitë që do ndërhyjnë në 21 hotspote
Tenderi me fond limit 58.1 mln lekë për eleminimin e pikave të zeza në rrugë do të jetë në dorë të 3 konsorciumeve. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur......

Spotify pushon nga puna 6% të stafit - Kompania përgatitet për një recesion të mundshëm
Kompania e transmetimit të muzikës “Spotify Technology” bëri të ditur se planifikon të shkurtojë 6% të fuqisë punëtore të saj, ose afërsisht 600 vende pune,......

Swatch krijon orën e Rolling Stones, Vlen 250 mijë euro! - Ekzemplari është një homazh për grupin është unik në llojin e tij
Legjendarët e rock’n’roll, Rolling Stones, në vitin 2022 shënuan 60-vjetorin e karrierës së tyre me një turne në Europë, në një kohë që biletat u shitën të......

Turqia i zë vendin Italisë - Në 2022-shin bëhet partneri kryesor i importit në vend. Zbuloni “Top 10”
Kriza e çmimeve padiskutim që ka dhënë efekt në shumë aspekte të ekonomisë, dhe një ndër to është edhe tregtia e jashtme. Me të dhënat e plota tashmë publike......

“Lulëzon” tregu i pasurive të paluajtshme në Dubai - Viti 2022 regjistroi një numër rekord transaksionesh
Tregu i pasurive të paluajtshme në Emiratet e Bashkuara Arave dhe në mënyrë të vecantë ai në Dubai, ka regjistruar një numër rekord transaksionesh gjatë vitit......

Të rinjtë shqiptarë jetojnë me para nga jashtë - Ekskluzive/ Drejtori i ILO rendit shkaqet pse ikin të kualifikuarit
27 për qind e të rinjve shqiptarë konsiderohen si “parazitë”, pasi nuk janë në tregun e punës dhe nuk rezultojnë as në sistemin arsimor. Në një intervistë......

Vendoset tjetër afat, sa do të qendrojë në fuqi bordi i naftës? - Lera: Ka pasur luhatje çmimesh, do të vijojë kontrolli mbi kompanitë
Ndërsa Ministrja e Financave është shprehur se bordi i naftës do të shfuqizohet duke qenë se çmimet në bursë po stabilizohen, duket se ky qëndrim ka......