Shqipëria Postuar më 24 Janar 2023, 13:08

Vendoset tjetër afat, sa do të qendrojë në fuqi bordi i naftës? - Lera: Ka pasur luhatje çmimesh, do të vijojë kontrolli mbi kompanitë

Nga SCAN TV
Vendoset tjetër afat, sa do të qendrojë në fuqi bordi i

Ndërsa Ministrja  e Financave është shprehur se bordi i naftës do të shfuqizohet duke qenë se çmimet në bursë po stabilizohen, duket se ky qëndrim ka ndryshuar.

I pyetur në komisionin parlamentar të Ekonomisë lidhur me fitimet e kompanive që tregtojnë karburant dhe efektivitetin e bordit, Drejtori i Politikave Fiskale në Ministrinë e Financave, Niko Lera, ka sqaruar se kontrolli mbi kompanitë do të vijojë për shkak të luhatjeve të fundit.

Në mbledhjen e fundit të datës 17 Janar, Bordi i transparencës vendosi se çmimi i shitjes me pakicë të naftës do të jetë jo më shumë se 208 lekë/litri, për benzinën 189 lekë/litri dhe gazit 71 lekë/litri, çmime të cilat vijojnë të jenë në fuqi deri në një vendim tjetër.

Elisabeta Dosku / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat