Europa Postuar më 24 Janar 2023, 13:03

BE, rregulla më të ashpra për cryptot - Mjedisi, jeta sociale dhe qeverisja vendos për bankat

Nga SCAN TV
BE, rregulla më të ashpra për cryptot - Mjedisi, jeta sociale dhe

Bankat do të duhet të lënë mënjanë një shumë të caktuar kapitali për të mbuluar zotërimet e kriptoaseteve sipas një projektligji të votuar nga ligjvënësit e Bashkimit Europian.

Komiteti i Çështjeve Ekonomike të Parlamentit Europian vendosi për kompromiset ndërpartiake, mbi një projektligj që zbaton elementet e mbetura të Basel III, një marrëveshje globale që detyron bankat të mbajnë më shumë kapital për të përballuar goditjet e tregut, pa ndihmën e taksapaguesve.

Një amendament saktëson se bankat do të duhet të aplikojnë një ponderim me peshë rreziku prej 1.250% të kapitalit ndaj ekspozimeve të kriptoaseteve, që konsiderohet mjaftueshëm për të mbuluar një humbje të plotë në vlerën e tyre.

Kjo është në përputhje me rekomandimet e Komitetit global të Bazelit të rregullatorëve bankarë në dhjetor. Ndryshimet paraqesin gjithashtu një përkufizim të "bankerimit në hije", sektorit të gjerë të siguruesve, fondeve mbrojtëse dhe fondeve të investimeve që përbëjnë rreth gjysmën e sistemit financiar të botës dhe zakonisht janë më pak të rregulluar se bankat.

Amendamenti kërkon që Komisioni Europian të publikojë një raport deri në qershor 2023 duke analizuar mundësinë e vendosjes së kufijve të kujdesshëm për ekspozimet e bankave ndaj ‘bankave në hije’.

Projektligji prezanton një regjim të ri "të përshtatshëm dhe të duhur" për emërimin e bankierëve, me amendamentet që thonë se duhet të ketë objektiva për organin drejtues të një banke.

Ato duhet të jenë "mjaft të ndryshme për sa i përket moshës, gjinisë dhe prejardhjes gjeografike e arsimore" .

Amendamentet në përgjithësi shkojnë më tej se ndryshimet e bëra nga shtetet e BE-së, të cilat arritën një marrëveshje mes tyre në dhjetor dhe që përgjithësisht u përqendruan në shkurtime të përkohshme të disa kërkesave për t'u dhënë bankave më shumë kohë për t'u përshtatur, pavarësisht kundërshtimit të Bankës Qendrore Europiane. Marrëveshja përfundimtare do të hyjë në fuqi në vitin 2025.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat