Bota Postuar më 24 Janar 2023, 10:00

Nafta, e qëndrueshme pranë 88 USD - Investitorët po vlerësojnë mundësitë e një recesioni në SHBA

Nga SCAN TV
Nafta, e qëndrueshme pranë 88 USD - Investitorët po

Nafta Brent e Londrës po tregtohet e qëndrueshme në sesionin e sotëm, pas fitimeve të realizuara një ditë më parë, ndërsa tregjet janë të fokusuar te rimëkëmbja e kërkesës në Kinë, por edhe te fitimet tremujore të korporatave. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 88 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 81 dollarë për fuçi.

Çmimet e naftës në tregun fizik e kanë filluar vitin në rritje, pasi Kina njoftoi heqjen e kufizimeve kundër përhapjes së Covid-19. Edhe sanksionet e Bashkimit Europian dhe G7-ës ndaj naftës ruse kanë mbështetur tregun. Në Shtetet e Bashkuara, ekonomia mund të përballet me një ngadalësim, ndërsa tregtarët e energjisë janë ende skeptikë se kur do të rikthehet kërkesa me kapacitet të plotë.

Njëkohësisht, investitorët janë thuajse të sigurt se Rezerva Federale do të aplikojë një rritje minimale të interesave javën e ardhshme, edhe pse mbetet e angazhuar për të ulur inflacionin. Gjatë kësaj jave, investitorët po presin edhe fitimet tremujore të kompanive, që mund të japin një panoramë më të qartë mbi gjendjen e ekonomisë globale. Në tregun e metaleve të çmuara, ari po tregtohet në rreth 1940 dollarë, ndërsa argjendi po tregtohet në rreth 23.7 dollarë për onz.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat