Euro zgjeron fitimet përballë USD - Mbështetet nga politika monetare shtrënguese e BQE

Euro ka vijuar tendencën në rritje edhe në sesionin e sotëm dhe po qëndron në nivelin më të lartë në 9 muajt e fundit përballë dollarit amerikan. Investitorët po përllogarisin rreziqet për një recesion të mundshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe efektet që do të ketë politika monetare e Rezervës Federale.
Në anën tjetër, monedha europiane po mbështetet nga komentet e zyrtarëve të Bankës Qendrore Europiane, të cilët thanë se politika monetare agresive do të vijojë. Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare po qëndron në rreth 101.9, niveli më i ulët në 7 muajt e fundit.
Analistët e tregut të parasë parashikojnë se Rezerva Federale do të bëjë edhe dy rritje të interesave me 25 pikë bazë, deri në qershor, për të çuar normën bazë të interesit në 5%. Ndërkohë, Banka Qendrore Europiane mund të bëjë edhe dy rritje të tjera të interesave me 50 pikë bazë, në secilin prej dy takimeve të ardhshme. Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin ka vijuar tendencën në rritje dhe po tregtohet në rreth 23 mijë dollarë, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1630 dollarë.
SCAN
Sondazh

Bursat europiane zgjerojnë fitimet - Investitorët presin sezonin e fitimeve tremujore nga korporatat
Tregjet europiane po qëndrojnë në rritje edhe në sesionin e sotëm, por fitimet janë të kufizuara pasi investitorët po presin fillimin e sezonit të raportimeve......

ChatGPT: Microsoft investon miliarda më shumë në Inteligjencën Artificiale ndërsa gara e teknologjisë me Google po nxehet
Microsoft planifikon të investojë miliarda më shumë në OpenAI, duke vënë në rrezik të ardhmen e tij në start-up dhe teknologjinë pas chatbot ChatGPT, si dhe......

Në zgjedhje për herë të pestë në dy vjet – Bullgaria ende pa as një zgjidhje për të formuar qeverinë
Bullgaria po përballet me zgjedhje të reja të përgjithshme në pranverë, të pestat e vendit në dy vjet, pasi socialistët hoqën dorë nga planet për të formuar......

Erdogan cakton datën e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale – Pritet të përballet me zgjedhje të vështira
Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka shpallur 14 majin si datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare dhe presidenciale në vend, duke konfirmuar se......

Po luftoni për t'iu përmbajtur buxhetit tuaj? - Ja aplikacionet që ju ndihmojnë të menaxhoni paratë tuaja
Ndërsa inflacioni i lartë ‘kafshon çeqet e pagave dhe shtrydh buxhetet e familjeve’, shumë njerëz po i drejtohen aplikacioneve të menaxhimit të parave për të......

2023 nis keq për punëtoret e teknologjisë - Mbi 55,000 njerëz janë pushuar nga puna deri më tani
Më shumë se 55,000 punonjës të sektorit të teknologjisë globale janë pushuar nga puna në javët e para të këtij viti, sipas të dhënave të përpiluara nga......

Megalopoli i parë në botë - Projekt ambicioz premton të strehojë 500 milion njerëz
Megalopoli i parë në botë premton të strehojë 500,000,000 njerëz pasi të përfundojë puna në të. Ashtu si me një projekt kaq ambicioz, megazona nuk do......

Metroja e shpejtë në Stamboll - Linja 34 kilometra e gjatë lidh qendrën me aeroportin
Një linjë e re metroje që lidh qendrën e Stambollit dhe aeroportin e ri ndërkombëtar të qytetit u hap zyrtarisht për publikun, me trena të automatizuar të......