Bota Postuar më 23 Janar 2023, 14:12

Metroja e shpejtë në Stamboll - Linja 34 kilometra e gjatë lidh qendrën me aeroportin

Nga SCAN TV
Metroja e shpejtë në Stamboll - Linja 34 kilometra e gjatë lidh

Një linjë e re metroje që lidh qendrën e Stambollit dhe aeroportin e ri ndërkombëtar të qytetit u hap zyrtarisht për publikun, me trena të automatizuar të prodhuar nga Kina, që mund të lëvizin me një shpejtësi deri në 120 kilometra në orë.

Duke përdorur trenat e ndërtuar nga kompania kineze, linja 34 kilometra e gjatë është e para e metrosë me shpejtësi të lartë në Turqi me një kapacitet maksimal prej 1.100 pasagjerësh.

Trenat funksionojnë në bazë të teknologjisë së funksionimit të rilidhjes së automjeteve, e cila e bën më fleksibël dhe mund të përshtatet me kërkesat e pasagjerëve në periudha të ndryshme.

Pasagjerët shprehen se ky është udhëtimi më i shpejtë dhe më i rehatshëm me metro që kanë provuar ndonjëherë pasi duhen vetëm 24 minuta nga qendra e Stambollit deri në aeroport. Linja e metrosë kalon nëpër nëntë stacione në tre pika të Stambollit dhe pritet të transportojë 800 mijë pasagjerë në ditë.

Dorina Kurtaj / SCAN

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat