Shqipëria Postuar më 23 Janar 2023, 13:21

Moti i keq, shumë qytete pa energji elektrike - Hysenllari: Lumenjtë paraqiten nën nivelin kritik. Problem bllokimi nga ortekët

Nga SCAN TV
Moti i keq, shumë qytete pa energji elektrike - Hysenllari: Lumenjtë

Situata nga moti i keq për shkak të reshjeve të shiut dhe dëborës vijonn  të mbetet problematike në shumë qarqe të vendit.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile pavarësisht përmbytjeve dhe mungesës së energjisë elektrike në disa qytete, situata është nën kontroll si në jug të vendit por edhe në veri.

Ndërkohë dëbora në zonat malore ka vijuar e dendur, ku në Kukës e Tropojë trashësia vijon nga 10 deri në 25 cm e cila ka bllokuar nga ortekët aksin Bogë – Theth.

Deri me tani janë angazhuar në nivel qendror 60 forca ushtarake me 7 mjete të kalueshmërisë së lartë. Ndërkohë përsa i përket mësimit, Ministria e Arsimit dhe Sportit ka pezulluar procesin mësimor në 13 shkolla.

Marinela Lina / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat