Energjia, pse dështuan procedurat e depozitimit - KESH: Shkak, koeficienti që ka caktuar qeveria dhe pasiguria në tregje

Pavarësisht se Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka hapur një sërë procedurash për depozitimin apo shkëmbimin e energjisë elektrike, vetëm 1 prej tyre është finalizuar me sukses, ndërkohë që në tenderët e tjerë nuk është shfaqur asnjë interes. Sipas KESH, kjo situatë vjen nga një vendim qeverie që përcakton se depozitimi bëhet me koeficient 1:1, që do të thotë se nëse merret një MWh, atëherë duhet të kthehet po 1 MWh, si dhe pasiguria në tregje. “Në këtë kontekst, kjo është e leverdishme për depozituesin, por jo tregtarin”, - tha KESH në një përgigje me shkrim për TV SCAN.
“Depozitimi është praktikë që nuk përfshin shkëmbimin monetar, por tregtari apo shoqëria që do të depozitojë dhe do ta kthejë këtë energji në momentin e rënë dakord e sheh gjithmonë nga efekti financiar. Nëse ai e blen sot sasinë e nxjerrë nga KESH dhe e shet me një çmim X, ai duhet që, energjinë të cilën do ta kthejë në verë, ta sigurojë më lirë për të pasur interes në këtë procedurë. Por sot, në tregje ka shumë pasiguri dhe nuk ka më garanci që transaksioni që po kryen do të jetë i leverdishëm. Përveç kësaj, janë rritur kostot e kapaciteteve, të cilat edhe ato janë bërë të paqëndrueshme. Kjo e bën depozitimin një transaksion me risk të lartë”, - shtohej më tej në përgjigje.
Përgjatë vitit 2022 u realizua vetëm një kontratë depozitim-shkëmbimi, në datat 21-24 nëntor, në një sasi prej 1920 MWh në profilin 00-24 me koeficient 1.01. Marrja e depozitimit përcaktuar për datat 1-30 qershor 2023 në sasinë prej 1939 MWh. Ndërkohë që, një procedurë e hapur në muajin janar të këtij viti dështoi, pasi nuk pati asnjë interes.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Londra humbi 1400 milionerë në 2022 - Arsyet kryesore, Brexit dhe sanksionet ndaj oligarkëve
Britania e Madhe me kryeqytetin e saj Londrën nuk ndodhet më në qendër të dëshirave dhe interesave të shumë të pasurve që preferojnë të zhvendosen diku......

“Avatar: The Way of Water”, në historinë e filmave - Regjistron një nga fitimet më të mëdha prej më shumë se 2 miliardë dollarë
“Avatar: The Way of Water” i James Cameron ka hyrë në historinë e filmit duke kapërcyer shifrën e 2 miliardë dollarëve në arkat botërore të kinemave, duke u......

Ndërpritet procesi mësimor në 13 shkolla në Shkodër – Kushi: Strukturat arsimore dhe bashkitë në terren për të marrë masat e nevojshme
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi nëpërmjet një postimi të publikuar në faqen zyrtare ka njoftuar mbi ecurinë e procesit mësimor në vend ku bën me dije se......

Prodhues i 20% të diamanteve në botë -Kush është qyteti më i ftohtë në botë ku temperaturat shkojnë deri në -60ºC ?
Është mesi i janarit dhe shumë njerëz në botë janë ngecur thellë në pjesën më të ftohtë të dimrit. Ndërsa kaloni nëpër llucë dhe borë dhe vishni veshjen tuaj......

Pronat shtetërore të paregjistruara - Lame: Të mërkurën kalon VKM-ja për pronat publike
Kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një konferencë lidhur me regjistrimin e pronave me fokus tek regjistrimi......

Axie Infinity befason analistët e kriptove – Rritet me 44.4 përqind ndërsa çmimi i Bitcoin bie
Axie Infinity ka befasuar kohët e fundit analistët e kriptove, duke u rritur me 44.4 për qind në 24 orët e fundit me një rritje prej 921 për qind në vëllimin e......

Davos 2023: Tranzicioni i energjisë është një rrugëdalje nga perspektiva e zymtë globale
Elita globale ekonomike dhe politike u takua këtë javë në takimin vjetor të Forumit Ekonomik Botëror (WEF) në Davos, Zvicër. Pikat e nisjes dhe temat në......

Nafta, e qëndrueshme pranë 87 USD - Volum i ulët për shkak të Vitit të Ri Hënor në Azi
Nafta po tregtohet e qëndrueshme në sesionin e sotëm, ndërsa volumi i shkëmbimeve tregtare është i ulët për shkak se shumica e tregjeve në Azi janë pushim me......