Europa Postuar më 23 Janar 2023, 13:03

Londra humbi 1400 milionerë në 2022 - Arsyet kryesore, Brexit dhe sanksionet ndaj oligarkëve

Nga SCAN TV
Londra humbi 1400 milionerë në 2022 - Arsyet kryesore, Brexit dhe

Britania e Madhe me kryeqytetin e saj Londrën nuk ndodhet më në qendër të dëshirave dhe interesave të shumë të pasurve që preferojnë të zhvendosen diku tjetër.

Kapaciteti për të tërhequr këtë kategori nga e gjithë bota për të investuar në sipërmarrje, banesa luksoze duke përdorur dhe shërbimet bankare në vend, është zbehur kohët e fundit. Sipas të dhënave të Henley & Partners, një shoqëri këshillimi për nënshtetësinë, në vitin 2022 rreth 1400 milionerë kanë braktisur Mbretërinë e Bashkuar.

Por kjo arratisje që nisi pak pas votimit në referendumin për Brexit në 2016-ën, me të cilin Britania i dha lamtumirën Bashkimit Europian, vazhdon ende. Që atëherë vlerësohet se rreth 12 mijë milionerë janë larguar nga vendi për të shkuar diku tjetër duke iu frikësuar humbjes së protagonizmit të metropolit në nivel global.

Shumë bankierë, për shembull, janë detyruar nga punëdhënësit të transferohen në një vend europian pasi shoqëria e tyre kishte zhvendosur selinë në një tjetër qendër financiare të kontinentit si Amsterdam, Paris apo Frankfurt.

Sigurisht që përvec Brexit, ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm dhe klima politike ndërkombëtar e viteve të fundit, që ka larguar biznesmenët e vendeve në zhvillim. Mes arsyeve janë kufizimet në lidhje me rregulloret për origjinën e kapitaleve të jashtme – përfshirë dhe rregullat kundër riciklimit – por dhe sanksionet britanike ndaj shteteve në marrëdhënie jo të mira me perëndimin. Kinezë dhe arabë në të kaluarën investonin shumë të konsiderueshme parash në Mbretërinë e Bashkuar.

Në një kohë që Londra për shumë kohë ka qenë një vend joshës për oligarkët rusë, të cilët së bashku me super të pasur të tjerë kanë blerë ndërtesa luksoze duke kontribuar në fryrjen e flluskës së sektorit të pasurive të paluajtshme, deri në momentin kur marrëdhëniet me Moskën hynë në krizë, në mënyrë të vecantë pas shpërthimit të luftës në Ukrainë dhe sanksioneve të shumta të ndërmarra kundër sipërmarrëscve më të njohur rusë.

Por gjithësesi prania e milionerëve në vend mbetet shumë e lartë, pasi nuërohen 737 mijë të tillë në Mbretërinë e Bashkuar. Por njëkohësisht kanë dalë në dritë destinacione të tjera të zgjedhura nga shumë të pasur në Lindjen e Mesme, duke filluar nga Emiratet e Bashkuara Arabe e deri në Azi. Sidomos Emiratet, kryesisht Dubai, kanë tërhequr fluksin më të madh të milionerëve vitin e kaluar sipas Henley & Partners. Mes faktorëve të brendshëm që penalizojnë Britaninë e Madhe është paqëndrueshmëria politike që sundoi një vit më parë kur u ndërruan tre kryeministra në pak muaj por edhe një ekonomi e cila nuk është në fazë zgjerimi. Përkundrazi ende synon rimëkëmbjen në disa sektorë dhe më pak e aftë për të joshur investues dhe biznesmenë.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat