Nafta, e qëndrueshme pranë 87 USD - Volum i ulët për shkak të Vitit të Ri Hënor në Azi

Nafta po tregtohet e qëndrueshme në sesionin e sotëm, ndërsa volumi i shkëmbimeve tregtare është i ulët për shkak se shumica e tregjeve në Azi janë pushim me rastin e Vitit të Ri Hënor. Megjithatë, Brenti i Londrës po tregtohet pranë 87 dollarëve për fuçi dhe në kohët e fundit është mbështetur nga pritshmëritë se kërkesa do të rimëkëmbet ndjeshëm në Kinë.
Nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 81 dollarë për fuçi. Javën e kaluar, nafta Brent u rrit me rreth 2.8%, ndërsa nafta Bruto u rrit me rreth 1.8%. Analistët shprehen se optimizmi për rihapjen e ekonomisë kineze dhe sanksionet e BE ndaj naftës ruse do të vijojnë të mbështesin çmimet.
Sipas të dhënave, heqja e kufizimeve të Covid-19 në Kinë e ka rritur trafikun me rreth 22% në 15 qytetet kryesore. Edhe Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë parashikon se për shkak të këtyre dy faktorëve, furnizimi i tregut të naftës do të tkurret gjatë këtij viti. Ndërkohë, duke filluar nga 5 shkurti, Bashkimi Europian dhe G7-a do të vendosin tavan mbi çmimet e produkteve të rafinuara të naftës ruse.
SCAN
Sondazh

Euro, në nivelin më të lartë në 9 muaj - Mbështetet nga pritshmëritë se BQE do të rrisë agresivisht interesat
Dollari e ka filluar në rënie edhe sesionin e parë të kësaj jave, duke publikuar humbje për të katërtën ditë me radhë, për shkak të komenteve të zyrtarëve të......

Bursat europiane e nisin javën në rritje - Investitorët po vlerësojnë parashikimet për ecurinë e ekonomisë
Tregjet europiane të aksioneve janë hapur me ndryshime të vogla në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët po vlerësojnë të dhënat ekonomike, që mund të japin......

Ky aeroplan i vogël mund të mbajë çelësin e fluturimit me zero karbon!
Ndërsa kriza klimatike intensifikohet, presioni mbi industrinë e aviacionit për të ulur emetimet rritet. Dhe tani, industria ka bërë një hap përpara, me një......

Objekti i çuditshëm që lëviz në hapësirë me shpejtësi 4 milionë kilometra në orë!
Ekziston një objekt i çuditshëm në Rrugën e Qumështit që lëviz midis yjeve me një shpejtësi të paimagjinueshme. Këtë e raporton një studim i publikuar në “The......

E bardhë apo kafe: Cilat vezë janë më të dobishme dhe të shëndetshme?!
Si pjesë e një diete të shëndetshme, vezët kanë një reputacion si një ushqim i plotë por ato vijnë në ngjyra të ndryshme. Ngjyra e lëvozhgës së vezës varet......

Shkencëtarët krijojnë një pëlhurë pambuku rezistent ndaj zjarrit!
Një grup studiuesish amerikanë kryqëzuan disa lloje pambuku për të përfunduar me një bimë të përshtatshme për të bërë pëlhura jo të djegshme. Vitet e......

Zbulon hetimi – ‘Autoritetet italiane kthyen ilegalisht azilkërkuesit në Greqi’
Një hetim i ri zbuloi se autoritetet italiane morën pjesë në kthime të paligjshme brenda BE-së të azilkërkuesve, duke ndaluar shtetas të huaj nën kuvertë në......

Studimi/ Avantazhi arsimor i Gjermanisë ndaj bashkëmoshatarëve europianë është në rrezik!
Gjermania është e pozicionuar mirë në nivelet arsimore në krahasim me homologët e saj europianë, por një studim i kryer nga instituti ekonomik IW tregoi se ky......