Objekti i çuditshëm që lëviz në hapësirë me shpejtësi 4 milionë kilometra në orë!

Ekziston një objekt i çuditshëm në Rrugën e Qumështit që lëviz midis yjeve me një shpejtësi të paimagjinueshme. Këtë e raporton një studim i publikuar në “The Astrophysical Journal Letters”, sipas të cilit do të bëhej fjalë për një yll, të quajtur me inicialet PSR J0002+6216, i cili lëviz në galaktikë me 4 milionë kilometra në orë (ose nëse preferoni, 1,120 kilometra në sekondë): një shpejtësi me të cilën do të ishte e mundur të kaloni distancën midis Tokës dhe Hënës për rreth gjashtë minuta.
Është një nga yjet më të shpejtë të vëzhguar ndonjëherë deri më tani. Por ajo që e bën tejet magjepsës është fakti se ka lënë pas një re të ardhur nga shpërthimi i një supernova, pra një yll që shpërtheu në fund të jetës së tij dhe po zgjerohet. Ylli u studiua me teleskopin hapësinor Fermi i cili vëzhgon qiellin me rreze X.
Ylli PSR J0002+6216 është një pulsar, pra një yll neutron - që është ajo që mbetet nga shpërthimi i një ylli me një masë të krahasueshme me 13-15 herë më shumë se ajo e Diellit - që rrotullohet shumë shpejt rreth boshtit të vet, në fakt. duke bërë 8.7 rrotullime çdo sekondë. Ndërsa rrotullohet, lëshon rreze të rrezatimit elektromagnetik të cilat mund të zbulohen kur këto sinjale drejtohen drejt Tokës.
Sipas Frank Schinzel nga Observatori Kombëtar i Astronomisë së Radios (NRAO), i cili studioi pulsarin, ai ndodhet 6500 vite dritë nga Toka në yjësinë Cassiopeia. "Tani është rreth 53 vite dritë larg nga guaska e gazit që u formua kur ylli shpërtheu dhe ka një bisht gazi dhe pluhuri 13 vite dritë të gjatë," shpjegon Schinzel, "dhe po lëviz të paktën pesë herë më shpejt se pulsarët e tjerë të ngjashëm".
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

E bardhë apo kafe: Cilat vezë janë më të dobishme dhe të shëndetshme?!
Si pjesë e një diete të shëndetshme, vezët kanë një reputacion si një ushqim i plotë por ato vijnë në ngjyra të ndryshme. Ngjyra e lëvozhgës së vezës varet......

Shkencëtarët krijojnë një pëlhurë pambuku rezistent ndaj zjarrit!
Një grup studiuesish amerikanë kryqëzuan disa lloje pambuku për të përfunduar me një bimë të përshtatshme për të bërë pëlhura jo të djegshme. Vitet e......

Zbulon hetimi – ‘Autoritetet italiane kthyen ilegalisht azilkërkuesit në Greqi’
Një hetim i ri zbuloi se autoritetet italiane morën pjesë në kthime të paligjshme brenda BE-së të azilkërkuesve, duke ndaluar shtetas të huaj nën kuvertë në......

Studimi/ Avantazhi arsimor i Gjermanisë ndaj bashkëmoshatarëve europianë është në rrezik!
Gjermania është e pozicionuar mirë në nivelet arsimore në krahasim me homologët e saj europianë, por një studim i kryer nga instituti ekonomik IW tregoi se ky......

Shpronësohen pronarët që preken nga Unaza e Madhe e Tiranës – Rreth 1 miliard lekë për përfituesit
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në Fletoren Zyrtare është bërë me dije se Këshilli i Ministrave ka vendosur shpronësimin, për interes publik, të pronarëve......

Fed konfiskon afro 700 milionë dollarë nga themeluesi i FTX, Bankman-Fried!
Prokurorët federalë kanë sekuestruar rreth 700 milionë dollarë asete nga themeluesi i FTX, Sam Bankman-Fried në janar, kryesisht në formën e aksioneve të......

3.6 miliardë euro për rrjetin broadband në Ballkanin Perëndimor - Shqipëria, me probleme në zonat rurale. Sa do të investojë dhe në cilat qytete?
Impelementimi i rrjetit broadband në të gjithë Shqipërinë do të jetë një nga projektet që qeveria synon të arrijë në 2023. Një marrëveshje mes 6 vende të......

SHBA po kalon Rusinë si furnizuesi kryesor i energjisë në Europë!
Divorci energjetik i Europës nga Rusia ka qenë i shpejtë. Që kur Bashkimi Europian ndaloi blerjen e naftës së papërpunuar ruse nga deti në dhjetor, eksportet e......