Studimi/ Avantazhi arsimor i Gjermanisë ndaj bashkëmoshatarëve europianë është në rrezik!

Gjermania është e pozicionuar mirë në nivelet arsimore në krahasim me homologët e saj europianë, por një studim i kryer nga instituti ekonomik IW tregoi se ky pozicion i privilegjuar mund të rrezikohej.
Pasja e një sistemi të fortë arsimimi dhe trajnimi profesional është i rëndësishëm për ekonominë gjermane, më e madhja në Europë, e cila mbështetet në fuqinë punëtore të kualifikuar për të mbështetur produktet dhe shërbimet e saj të nivelit të lartë.
"Gjermania ka mbetur prapa deri në një farë mase në zgjerimin e fortë të arsimit që ka ndodhur në të gjithë Bashkimin Europian vitet e fundit", sipas studimit të IW.
Në Bashkimin Europian, përqindja e punëtorëve midis moshës 25 dhe 64 vjeç pa kualifikim profesional ose arsim të lartë ra në 20.7% në 2021 nga 27% në 2011, falë një zgjerimi dinamik të arsimit në Europën Jugore. Megjithatë, në Gjermani, kjo pjesë e popullsisë u rrit paksa në 15.2% në 2021 nga 13.4% 10 vjet më parë, tregoi studimi.
Midis profesionistëve të rinj, të moshës 25 deri në 34 vjeç, përqindja e njerëzve të kualifikuar me arsim të lartë ishte dukshëm më e ulët në Gjermani me 35.7%, krahasuar me 41.2% mesatarisht në Bashkimin Europian.
"Kjo duhet parë në sfondin e pozicionit shumë të veçantë të arsimit dhe formimit profesional në Gjermani," tha IW. Nëse shikohet segmenti i profesionistëve të rinj me formim profesional terciar dhe të mesëm së bashku, Gjermania ka një përqindje dukshëm më të lartë prej 77.0% të profesionistëve të arsimuar sesa 73.4% për Bashkimin Evropian.
“Me ndryshimin e kërkesave për punonjësit në kontekstin e dixhitalizimit, dekarbonizimit dhe de-globalizimit, po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme për Gjermaninë dhe Europën që popullsia e punës të arrijë nivelin më të lartë të mundshëm të kualifikimit”, tha IW.
IW, një institut privat kërkimi që mbron punëdhënësit gjermanë, tha se qeveria duhet të sigurojë nëpërmjet mbështetjes së hershme dhe intensive që të gjithë fëmijët në vend të jenë në gjendje të fitojnë një kualifikim profesional.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Shpronësohen pronarët që preken nga Unaza e Madhe e Tiranës – Rreth 1 miliard lekë për përfituesit
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në Fletoren Zyrtare është bërë me dije se Këshilli i Ministrave ka vendosur shpronësimin, për interes publik, të pronarëve......

Fed konfiskon afro 700 milionë dollarë nga themeluesi i FTX, Bankman-Fried!
Prokurorët federalë kanë sekuestruar rreth 700 milionë dollarë asete nga themeluesi i FTX, Sam Bankman-Fried në janar, kryesisht në formën e aksioneve të......

3.6 miliardë euro për rrjetin broadband në Ballkanin Perëndimor - Shqipëria, me probleme në zonat rurale. Sa do të investojë dhe në cilat qytete?
Impelementimi i rrjetit broadband në të gjithë Shqipërinë do të jetë një nga projektet që qeveria synon të arrijë në 2023. Një marrëveshje mes 6 vende të......

SHBA po kalon Rusinë si furnizuesi kryesor i energjisë në Europë!
Divorci energjetik i Europës nga Rusia ka qenë i shpejtë. Që kur Bashkimi Europian ndaloi blerjen e naftës së papërpunuar ruse nga deti në dhjetor, eksportet e......

Mungesë e theksuar e fuqisë punëtore në Gjermani: Në mars pritet ligji i ri emigracionit!
Gjermania ka një problem të madh me mungesën e fuqisë punëtore. Dhe këtë e tha sërish të premten në Bundestag ministri gjerman i Punës dhe Çështjeve Sociale......

Zhvillimi i qëndrueshëm, “pa buxhet” - KLSH: Axhenda 2030, fondet për arritjen e objektivave duhet të përcaktohen saktë
I gjithë kuadri i politikave ekzistuese të vendit tonë nuk mundëson harmonizimin e plotë me objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm, ndërkohë që buxhetet e......

“Spital i autorizuar” për shitjen e mishit në BE? - Qeveria zbulon arsyen pse nuk eksportohen produktet shtazore
Eksportet shqiptare të produkteve shtazore janë ende në nivele të ulëta duke mos qenë në të njëjtën linjë me tregtinë e produkteve bujqësore në rajon dhe ne......

Kuzhinieri britanik ndan fitimet me personelin - Tom Kerridge paguan dhe për palestrën e tyre
Restorantet në botë vazhdojnë të përballen me mungesë personeli duke filluar nga kamarierët, por dhe në këtë sektor ka përjashtim. Thomas Kerridge, shef......