Europa Postuar më 23 Janar 2023, 10:20

Bursat europiane e nisin javën në rritje - Investitorët po vlerësojnë parashikimet për ecurinë e ekonomisë

Nga SCAN TV
Bursat europiane e nisin javën në rritje - Investitorët po

Tregjet europiane të aksioneve janë hapur me ndryshime të vogla në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët po vlerësojnë të dhënat ekonomike, që mund të japin një panoramë më të qartë mbi ecurinë e ekonomisë. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka nisur javën në rritje me 0.3%, ndërsa sektori i teknologjisë realizon fitimet më të mëdha, në rritje me 1.2%.

Investitorët globale po presin të shohin nëse Rezerva Federale do të ngadalësojë hapin e rritjes së interesave, për shkak të rënies së shitjeve me pakicë dhe ngadalësimit të sektorit të manifakturës. Ndërkohë, shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva, deklaroi të premten në Forumin Ekonomik Botëror se parashikimi për ekonominë globale nuk është aq i keq sa vlerësohej disa muaj më parë.

Megjithatë, Georgieva shtoi se duhet të jemi të kujdesshëm. FMN parashikon se ekonomia kineze do të rritet me 4.4%, gjatë këtij viti, nga 2.7% që u rrit në vitin 2022 dhe ishte hapi më i ngadaltë i rritjes në gjysëm shekulli.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat