Shqipëria Postuar më 23 Janar 2023, 12:32

Ndërpritet procesi mësimor në 13 shkolla në Shkodër – Kushi: Strukturat arsimore dhe bashkitë në terren për të marrë masat e nevojshme

Nga SCAN TV
Ndërpritet procesi mësimor në 13 shkolla në Shkodër

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi nëpërmjet një postimi të publikuar në faqen zyrtare ka njoftuar mbi ecurinë e procesit mësimor në vend ku bën me dije se strukturat arsimore, së bashku me bashkitë, kanë qenë në terren gjatë gjithë fundjavës për të marrë të gjitha masat e nevojshme për një fillim sa më të mbarë të procesit mësimor ditën e hënë.

“Fatmirësisht, pjesa më e madhe e shkollave ku u ndërpre mësimi javën e kaluar janë kthyer në normalitet, përveç 13 shkollave në disa njësi administrative të Shkodrës (Pult, Shosh dhe Shalë), ku për shkak të situatës së rënduar nga reshjet e dëborës, procesi nuk mund të fillojë ditën e hënë” njofton Kushi.

  1. Shkolla e Mesme e Bashkuar "Mehmet Shpendi", Shalë,
  2. Shkolla 9-vjeçare "Gimaj", Shalë,
  3. Shkolla 9-vjeçare "Theth" Shalë,
  4. Shkolla 9-vjeçare “Don Prek Ndrevashaj”, Shosh,
  5. Shkolla 9-vjeçare “Palaj”, Shosh,
  6. Shkolla Fillore “Nicaj”, Shosh,
  7. Shkolla 9-vjeçare “Kir”, Pult,
  8. Shkolla Fillore “Kasnec”, Pult,
  9. Shkolla Fillore “Pog”, Pult,
  10. Shkolla 9-vjeçare “Bruçaj”, Pult,
  11. Shkolla 9-vjeçare “Plan”, Pult,
  12. Shkolla Fillore “Maja Thanës”, Pult,
  13. Shkolla 9-vjeçare “Xhan”, Pult.

“Mbetemi të angazhuar maksimalisht me strukturat tona arsimore, duke besuar fort edhe në bashkëpunimin sa më të ngushtë me njësitë administrative përkatëse të Bashkisë Shkodër, që të punojmë së bashku për rikthimin sa më shpejt në normalitet edhe në këto shkolla” ka shkruar ministrja Kushi.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat