Bota Postuar më 23 Janar 2023, 13:00

“Avatar: The Way of Water”, në historinë e filmave - Regjistron një nga fitimet më të mëdha prej më shumë se 2 miliardë dollarë

Nga SCAN TV
“Avatar: The Way of Water”, në historinë e filmave -

“Avatar: The Way of Water” i James Cameron ka hyrë në historinë e filmit duke kapërcyer shifrën e 2 miliardë dollarëve në arkat botërore të kinemave, duke u bërë filmi i gjashtë me fitimet më të larta të të gjitha kohërave dhe filmi i tretë i regjisorit që i bashkohet klubit të lakmuar prej 2 miliardë dollarësh. Është gjithashtu filmi i parë në kohët e pandemisë që kapërcen këtë prag historik.

Cameron është regjisor i tre nga gjashtë filmat me fitimet më të larta të të gjitha kohërave, dhe Zoe Saldanja, e cila luan Neytirin në filmat Avatar, aktualisht ka luajtur në katër nga gjashtë filmat që kanë arkëtuar më shumë se 2 miliardë dollarë.

Disney prodhoi filmat si edhe kryesonte shitjet e biletave në kinematë amerikane për fundjavën e gjashtë radhazi, duke e bërë atë të parën që ka një mbretërim kaq të qëndrueshëm në krye të arkëtimeve që nga Avatar i vitit 2009.

“The Way of Water” mbërriti në kinema dhjetorin e kaluar, 13 vjet pas origjinalit dhe kushtoi afërsisht 460 milionë dollarë për t’u prodhuar dhe promovuar, duke e bërë atë një nga filmat më të shtrenjtë ndonjëherë.

Sado mbresëlënës të jetë ky rekord, kapitulli i dytë në sagën e Cameron nuk ka gjasa të rrëzojë nga froni pjesën e parë, e cila regjistroi të ardhura në arkat botërore prej 2.899 miliardë dollarë.

Pjesa e tretë është tashmë në proces, Cameron bëhet i parashikueshëm duke kaluar nëpër elementë dhe audienca duket se e pëlqen atë. Aktualisht 50 filma kanë kaluar pikën standarde prej 1 miliard dollarësh dhe vetëm 6 kanë arritur një fitim prej 2 miliardë dollarësh.

Kritikët shprehen se pavarësisht faktit që Cameron nuk është gjithmonë tregimtari më i mirë, kurrë nuk duhet vënë bast kundër tij.

Avatar 3 do të jetë gati në vitin 2024 dhe ka çdo arsye për të menduar se do të ketë fitime të njëjta me paraardhësin e tij.

Dorina Kurtaj / SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat