Të prodhosh energji nga mbetjet organike të kafshëve - Risia e një ferme të teknologjisë së lartë në Bosnje dhe Hercegovinë

Një fermë e teknologjisë së lartë është ndër të parat në Bosnje dhe Hercegovinë që e kthen biogazin nga feçet e kafshëve dhe silazhi në energji elektrike, pasi synon të bëhet e pavarur në një kohë kur çmimet e larta të energjisë përbëjnë një rrezik për sektorin bujqësor të varur nga subvencionet.
Projekti në fermën Spreca, në veri të vendit ballkanik të pasur me qymyr, është në përputhje me përpjekjet e qeverisë për të kaluar gradualisht prodhimin e saj të energjisë në burime të rinovueshme. Ajo është në gjendje të prodhojë më shumë energji elektrike në një orë sesa konsumon një familje mesatare në një muaj. Prodhimi i energjisë filloi në shtator, duke funksionuar me kapacitet 50%-60% për shkak të kërkesave rregullatore, por do të jetë në gjendje të prodhojë 600 kilovat në orë pasi të jetë plotësisht funksionale. E gjithë kjo ndodh në një kohë kur çmimet e plehrave, ushqimit dhe energjisë janë rritur pas pushtimit rus të Ukrainës.
Ideja për ta kthyer përzierjen e feçeve të lopës dhe pulës, silazhit të misrit dhe mbetjeve të tjera organike të disponueshme në fermë në biogaz lindi pothuajse një dekadë më parë, sipas drejtorit të fermës Said Kariç. Ai theksoi se ky është projekti i parë i këtij lloji në Federatën autonome Boshnjako-Kroate të Bosnjës.
Por ky konsiderohet në të njëjtën kohë edhe si një hap drejt përmbushjes së standardeve evropiane dhe përfaqëson një model ekonomik që mund të zhvillohet për të përmirësuar përfitimin, veçanërisht duke pasur parasysh që prodhimi primar bujqësor nga natyra ka përfitim më të ulët.
Skema në fermë, e cila tashmë përdor automatizim dhe makineri të teknologjisë së lartë, mbështetet nga qeveria dhe financohet nga Sarajevo Milkos. Bosnja, ku prodhimi i energjisë përbën rreth 20% të PBB-së së saj, është eksportuesi i vetëm i energjisë elektrike në Ballkan, me rreth 60% të saj të prodhuar nga termocentralet me qymyr dhe pjesa tjetër kryesisht nga hidrocentralet. Dy rajonet e saj, Federata Boshnjako-Kroate dhe Republika Serbe, janë zotuar të rrisin pjesën e energjisë së prodhuar nga burimet e rinovueshme deri në vitin 2030, por kriza energjetike e shkaktuar nga lufta në Ukrainë i ka ngadalësuar këto plane.
Energjia termike e krijuar gjatë fermentimit të biogazit përdoret gjithashtu për ngrohjen e disa ndërtesave të fermave.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Energjia, pse dështuan procedurat e depozitimit - KESH: Shkak, koeficienti që ka caktuar qeveria dhe pasiguria në tregje
Pavarësisht se Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka hapur një sërë procedurash për depozitimin apo shkëmbimin e energjisë elektrike, vetëm 1 prej tyre......

Londra humbi 1400 milionerë në 2022 - Arsyet kryesore, Brexit dhe sanksionet ndaj oligarkëve
Britania e Madhe me kryeqytetin e saj Londrën nuk ndodhet më në qendër të dëshirave dhe interesave të shumë të pasurve që preferojnë të zhvendosen diku......

“Avatar: The Way of Water”, në historinë e filmave - Regjistron një nga fitimet më të mëdha prej më shumë se 2 miliardë dollarë
“Avatar: The Way of Water” i James Cameron ka hyrë në historinë e filmit duke kapërcyer shifrën e 2 miliardë dollarëve në arkat botërore të kinemave, duke u......

Ndërpritet procesi mësimor në 13 shkolla në Shkodër – Kushi: Strukturat arsimore dhe bashkitë në terren për të marrë masat e nevojshme
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi nëpërmjet një postimi të publikuar në faqen zyrtare ka njoftuar mbi ecurinë e procesit mësimor në vend ku bën me dije se......

Prodhues i 20% të diamanteve në botë -Kush është qyteti më i ftohtë në botë ku temperaturat shkojnë deri në -60ºC ?
Është mesi i janarit dhe shumë njerëz në botë janë ngecur thellë në pjesën më të ftohtë të dimrit. Ndërsa kaloni nëpër llucë dhe borë dhe vishni veshjen tuaj......

Pronat shtetërore të paregjistruara - Lame: Të mërkurën kalon VKM-ja për pronat publike
Kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një konferencë lidhur me regjistrimin e pronave me fokus tek regjistrimi......

Axie Infinity befason analistët e kriptove – Rritet me 44.4 përqind ndërsa çmimi i Bitcoin bie
Axie Infinity ka befasuar kohët e fundit analistët e kriptove, duke u rritur me 44.4 për qind në 24 orët e fundit me një rritje prej 921 për qind në vëllimin e......

Davos 2023: Tranzicioni i energjisë është një rrugëdalje nga perspektiva e zymtë globale
Elita globale ekonomike dhe politike u takua këtë javë në takimin vjetor të Forumit Ekonomik Botëror (WEF) në Davos, Zvicër. Pikat e nisjes dhe temat në......