Sektori i automjeteve nuk njeh krizë në Kosovë - Vendi regjistroi 300 milionë euro në vit importe

GAP, instituti për Hulumtime, ka publikuar renditjen e 10 kategorive të produkteve më të importuara dhe eksportuara gjatë vitit 2022 në Kosovë.
Në këto të dhëna si importe kryesore vazhdojnë të mbeten produktet e naftës dhe vajrave që kanë arritur shifrën e importit deri në 687 milionë euro.
Në vendin e dytë me vlerë prej 300 milionë eurosh janë importet e automjeteve. Sipas GAP në vend është importuar energji elektrike në vlerën prej 218 milionë euro.
Ndërsa tek produktet që janë eksportuar më shumë gjatë vitit 2022 kryesojnë dyshekët në vlerën prej 130 milionë euro, që shënojnë rritje prej 15% më shumë se në vitin 2021.
Po ashtu produktet si dyer dhe dritare janë eksportuar në vlerën e 68 milionë eurove ndërsa energjia elektrike në 68 milionë euro.
Në total për një vit Kosova ka importuar mallra në vlerën e 5.6 miliardë eurove dhe ka eksportuar mallra në vlerë prej 869 milionë eurosh.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Ushqimet dhe ilaçet, të parat për falsifikimin e markave - Rriten ankesat nga bizneset. Laknori: t’i kushtohet rëndësi, të rritet ndërgjegjësimi
Mosrespektimi i të drejtave të markave tregtare ka rritur në Shqipëri falsifikimet në shkallë të gjerë. Ushqimoret dhe farmacitë janë dy sektorët që janë......

Të prodhosh energji nga mbetjet organike të kafshëve - Risia e një ferme të teknologjisë së lartë në Bosnje dhe Hercegovinë
Një fermë e teknologjisë së lartë është ndër të parat në Bosnje dhe Hercegovinë që e kthen biogazin nga feçet e kafshëve dhe silazhi në energji elektrike, pasi......

Energjia, pse dështuan procedurat e depozitimit - KESH: Shkak, koeficienti që ka caktuar qeveria dhe pasiguria në tregje
Pavarësisht se Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka hapur një sërë procedurash për depozitimin apo shkëmbimin e energjisë elektrike, vetëm 1 prej tyre......

Londra humbi 1400 milionerë në 2022 - Arsyet kryesore, Brexit dhe sanksionet ndaj oligarkëve
Britania e Madhe me kryeqytetin e saj Londrën nuk ndodhet më në qendër të dëshirave dhe interesave të shumë të pasurve që preferojnë të zhvendosen diku......

“Avatar: The Way of Water”, në historinë e filmave - Regjistron një nga fitimet më të mëdha prej më shumë se 2 miliardë dollarë
“Avatar: The Way of Water” i James Cameron ka hyrë në historinë e filmit duke kapërcyer shifrën e 2 miliardë dollarëve në arkat botërore të kinemave, duke u......

Ndërpritet procesi mësimor në 13 shkolla në Shkodër – Kushi: Strukturat arsimore dhe bashkitë në terren për të marrë masat e nevojshme
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi nëpërmjet një postimi të publikuar në faqen zyrtare ka njoftuar mbi ecurinë e procesit mësimor në vend ku bën me dije se......

Prodhues i 20% të diamanteve në botë -Kush është qyteti më i ftohtë në botë ku temperaturat shkojnë deri në -60ºC ?
Është mesi i janarit dhe shumë njerëz në botë janë ngecur thellë në pjesën më të ftohtë të dimrit. Ndërsa kaloni nëpër llucë dhe borë dhe vishni veshjen tuaj......

Pronat shtetërore të paregjistruara - Lame: Të mërkurën kalon VKM-ja për pronat publike
Kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një konferencë lidhur me regjistrimin e pronave me fokus tek regjistrimi......