Shqipëria Postuar më 23 Janar 2023, 13:13

Ushqimet dhe ilaçet, të parat për falsifikimin e markave - Rriten ankesat nga bizneset. Laknori: t’i kushtohet rëndësi, të rritet ndërgjegjësimi

Nga SCAN TV
Ushqimet dhe ilaçet, të parat për falsifikimin e markave -

Mosrespektimi i të drejtave të markave tregtare ka rritur në Shqipëri falsifikimet në shkallë të gjerë. Ushqimoret dhe farmacitë janë dy sektorët që janë identifikuar nga ekspertët e mbikëqyrjes së tregut si më problematiket për mallra të falsifikuara si dhe për kopjimin e disenjove industrial.

Gjatë vitit 2022 janë kryer në total 107 inspektime. 39 inspektime janë kryer në bazë kërkesë-ankese dhe 68 inspektime ex-officio.

Nga inspektimet që ISHMT ka kryer në terren për vitin e kaluar janë vendosur 28 masa adminsitrative me gjobë dhe 2 vendime për bllokim të përhershëm dhe shkatërrim të mallrave të falsifikuara.

Masat administrative që vendosen për rastet e shkeljeve të drejtave të Pronësisë Industriale variojnë nga 100 mijë deri në 500 mijë lekë.

Marinela Lina / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat