Rajoni Postuar më 23 Janar 2023, 13:38

Maqedonasit, ndër të parët në botë për duhanpirjen - Llogaritja është bërë për numër cigaresh në ditë për një person

Nga SCAN TV
Maqedonasit, ndër të parët në botë për duhanpirjen

Maqedonia e Veriut është ndër dhjetë vendet e para në botë për sa i përket prevalencës së pirjes së duhanit dhe numrit total të cigareve të tymosura në ditë për duhanpirës. Një hulumtim i grupit të ekspertëve “Analytica” ka treguar se prevalenca e pirjes së duhanit në vend është 48.4 %, krahasuar me mesataren europiane prej 29%.

Analizat kanë treguar se pothuajse gjysma e të rriturve në Maqedoninë e Veriut janë përdorues te duhanit. Prevalenca e duhanpirjes te meshkujt është 57.9% dhe 39% te femrat. Prevalenca e pirjes së duhanit rritet sipas moshës, duke arritur kulmin e saj në grupmoshën 45-54 vjeç deri në 60.1%.

Maqedonia e Veriut gjithashtu kryeson renditjen në rajon për sa i përket konsumit të cigareve të lira, dhe nuk janë bërë shumë përpjekje për të kapërcyer problemin e duhanit, duke përfshirë legjislacionn, rritjen e taksave të akcizës apo fushata ndërgjegjësimi për publikun.

Të dhënat tregojnë se çmimi mesatar i një pakete duhani në Maqedoninë e Veriut është 1.7 euro, më i ulët se mesatarja prej 2.1 euro në rajonin e Europës Juglindore, ndërsa mesatarja evropiane është 4.9 euro. Taksimi i duhanit është një nga mjetet më efikase për të reduktuar konsumin dhe do të rezultonte në një rritje të lartë të të ardhurave buxhetore.

Shkalla më e madhe e ekspozimit ndaj pirjes pasive të duhanit mund të gjendet në bare dhe klube nate 73.6% dhe restorante 44.2%. Pothuajse të gjithë duhanpirësit 97% konfirmojnë se iu është thënë, të paktën një herë, se pirja e duhanit është e dëmshme dhe për personat e tjerë. Për sa i përket moshës, të rinjtë janë më të ekspozuar ndaj tymit të duhanit në lokale dhe klubet e natës: 83.8% e tyre.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat