“Të pasurit të paguajnë më shumë që të ketë barazi” - Propozimi i çmimit Nobel, Stiglitz: Miliarderët të paguajnë deri 70% taksa

Joseph Stiglitz, ekonomisti fitues i çmimit Nobel, ka bërë thirrje që super të pasurit t'u nënshtrohen taksave deri në 70% për të ndihmuar në betejën kundët pabarazisë në rritje mes shtresave sociale.
79-vjeçari Stiglitz, i cili fitoi çmimin Nobel në ekonomi në vitin 2001 dhe ishte pionier i shumë ideve rreth globalizimit dhe pabarazisë, tha se futja e një norme speciale të tatimit mbi të ardhurat në mbarë botën prej 70% për përfituesit më të mëdhenj "do të kishte kuptim". Ai theksoi se kjo kategori njerëzish do të mund të punojë më pak nëse taksohen më shumë. Por nga ana tjetër, shoqëria përfiton duke pasur një shoqëri kohezive, sipas ish-kryekonomistit të Bankës Botërore.
Aktualisht, shkalla më e lartë e tatimit mbi të ardhurat në Mbretërinë e Bashkuar është 45% mbi të ardhurat vjetore mbi 150 mijë paund. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkalla më e lartë e tatimit është 37% për fitimet mbi 540 mijë dollarë.
Stiglitz tha se ndërsa një rritje në normën më të lartë të të ardhurave do të ndihmonte për një shoqëri më të barabartë, vendosja e taksave mbi pasuritë e grumbulluara nga më të pasurit në botë do të kishte një ndikim edhe më të madh. Ai theksoi se pasuria duhet taksuar me një normë më të lartë, sepse pjesa më e madhe e pasurisë është pasuri e trashëguar.
Ai i përshkroi propozimet e senatorit amerikan Elizabeth Warren për një taksë 2% për njerëzit me asete me më shumë se 50 milionë dollarë dhe 3% për ata me më shumë se 1 miliard dollarë si "shumë të arsyeshme".
Stiglitz tha se pandemia e Covid-19 e kishte përkeqësuar pabarazinë në një shkallë "befasuese", duke argumentuar se si ekspozoi pabarazitë globale dhe i përkeqësoi ato.
Sipas tij në një periudhë ku shumë njerëz e kishin jetën të vështirë, me humbjen e vendeve të punës, ndërsa aktualisht po përballen me çmimet e ushqimeve dhe çmimet e naftës që po rriten, është tronditëse të shihet se sa njerëz dhe korporata të pasura u bënë banditë.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Maqedonasit, ndër të parët në botë për duhanpirjen - Llogaritja është bërë për numër cigaresh në ditë për një person
Maqedonia e Veriut është ndër dhjetë vendet e para në botë për sa i përket prevalencës së pirjes së duhanit dhe numrit total të cigareve të tymosura në ditë......

Nga Presidenca, te Nënë Tereza, 240,000 prona publike pa regjistruar - Artan Lame prezanton Regjistrin e Institucioneve Shtetërore. I japim fund vjedhjeve
Përmes një dalje publike, Kreu i Kadastrës Artan Lame ka prezantuar regjistrin e pronave shtetërore ku do listohet çdo objeket në pronësi të institucioneve......

Cila pikë kufitare ka më shumë kalime? - Morina, zë 43.1% të peshës së lëvizjeve gjithsej, rreth 3.2 milion hyrje gjatë vitit 2021
“Scan Intel” ka analizuar të dhënat e “Institutit të Statistikave” mbi numrin e pasagjerëve që kanë udhëtuar nëpërmjet transportit rrugor duke përfshirë hyrjet......

Moti i keq, shumë qytete pa energji elektrike - Hysenllari: Lumenjtë paraqiten nën nivelin kritik. Problem bllokimi nga ortekët
Situata nga moti i keq për shkak të reshjeve të shiut dhe dëborës vijonn të mbetet problematike në shumë qarqe të vendit. Sipas Agjencisë Kombëtare të......

Kthehen ditët e vështira për biznesin, kredi për paga e likuiditet - Në rënie huatë për investime, në rritje ato për kapital qarkullues e nevoja afatshkurtra
Ndërsa gjatë vitit 2022, veçanërisht biznesi i madh, përjetoi një situatë të mirë likuiditeti duke mos pasur nevojë per kredi konsumatore apo overdrafte,......

Sektori i automjeteve nuk njeh krizë në Kosovë - Vendi regjistroi 300 milionë euro në vit importe
GAP, instituti për Hulumtime, ka publikuar renditjen e 10 kategorive të produkteve më të importuara dhe eksportuara gjatë vitit 2022 në Kosovë. Në këto të......

Ushqimet dhe ilaçet, të parat për falsifikimin e markave - Rriten ankesat nga bizneset. Laknori: t’i kushtohet rëndësi, të rritet ndërgjegjësimi
Mosrespektimi i të drejtave të markave tregtare ka rritur në Shqipëri falsifikimet në shkallë të gjerë. Ushqimoret dhe farmacitë janë dy sektorët që janë......

Të prodhosh energji nga mbetjet organike të kafshëve - Risia e një ferme të teknologjisë së lartë në Bosnje dhe Hercegovinë
Një fermë e teknologjisë së lartë është ndër të parat në Bosnje dhe Hercegovinë që e kthen biogazin nga feçet e kafshëve dhe silazhi në energji elektrike, pasi......